Follow Us

Departamenti për strategji dhe koordinim

Departamenti për strategji dhe koordinim është një prej gjashtë drejtorateve në kuadër të Ministrisë. Kjo drejtori është e përqendruar në koordinimin e brendshëm përmes drejtorateve tjera të agjencisë. Përbrenda mandatit të dhënë, drejtoria mbikëqyr koordinimin e direktivave strategjike dhe politikave të përgjithshme në bazë të analizave, koordinimit të politikave dhe metodologjisë.

Organizimi

Drejtoria është e organizuar në katër njësi kryesore:


- Njësia për politika dhe analiza
- Sekretariati i forumit të nivelit të lartë
- Njësia për bazën e të dhënave dhe MIS
- Njësia për ngritje të kapaciteteve

Roli dhe funksioni i drejtorisë

- Mbikëqyr përgatitjen dhe koordinimin e takimeve të natyrës ndër-sektoriale, përfshirë këtu koordinimin e organeve BE-Kosovë (takimet sektoriale të MPSA, takimet sektoriale të MPSA-së, misionet homologe vlerësuese);

- Koordinon komunikimin me të gjitha institucionet tjera;

- Mbikëqyr funksionimin e bazës së të dhënave të sistemeve informative;

- Udhëzon dhe koordinon donatorët në fushën e qeverisjes, zhvillimit ekonomik dhe resurseve industriale dhe nacionale, duke përfshirë programimin, monitorimin dhe vlerësimin asistencës së BE-së (alokimet e asistencës nga IPA kombëtare, rajonale/horizontale dhe ndërkufitare, TAIEX, binjakëzimi, Programet e Komunitetit dhe Agjencionet) si dhe asistencën Multilaterale dhe Bilaterale (nga vendet anëtare të BE-së dhe të tjera);

- Koordinimin e përgatitjes dhe koordinimit të programeve për ngritje të kapaciteteve, përfshirë porgramet trajnuese të shërbyesve civil për çështje evropiane.  



 

Visar ZEKAJ, U.D Drejtor 

Tel: +381 (0) 38 200 27 011
E - mail:Visar.zekaj@rks-gov.net