Strukturat koordinuese ndërinstitucionale për integrim evropian

Strukturat koordinuese ndër-institucionale të Republikës së Kosovës për procesin integrimit Evropian janë krijuar me qëllim të koordinimit të zbatimit të reformave për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe mekanizmat e tjerë të integrimit në Bashkimin Evropian (BE).

Këto struktura funksionojnë sipas Vendimit të Qeverisë nr. 03/06, të datës 3 prill 2021, i cili përcakton përbërjen, fushëveprimin dhe mënyrën e punës së tyre.

Këto struktura janë:

  • Këshilli Ministror për Integrim Evropian (KMIE), në nivelin politik;
  • Komiteti Punues për Integrim Evropian (KPIE), në nivelin më të lartë të shërbimit civil; dhe
  • Shtatë (7) Grupet Punuese Sektoriale për Integrim Evropian (GPSIE):
    • GPSIE për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatime;
    • GPSIE për Bujqësi dhe Peshkatari;
    • GPSIE për Treg të Brendshëm dhe Konkurrencë;
    • GPSIE për Çështje Ekonomike, Financiare dhe Statistika;
    • GPSIE për Qeverisje;
    • GPSIE për Inovacion, Shoqëri të Informacionit dhe Politika Sociale; dhe
    • GPSIE për Transport, Energji, Mjedis dhe Zhvillim Rajonal.

Këto struktura janë forume pune që përgatisin vendimmarrjen për zbatimin e reformave që kërkon MSA dhe mekanizmat e tjerë të procesit të stabilizim-asociimit. Ato pasqyrojnë strukturat e përbashkëta institucionale me BE-në të themeluara me MSA dhe do të zhvillohen më tej në fazat e ardhshme të integrimit në BE.

Në funksion të zbatimit të këtyre reformave, të gjitha këto struktura merren me shtyllat e procesit të integrimit evropian në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, përkatësisht me:

  • Politikat shtetërore, përfshirë përafrimin e legjislacionit kombëtar me acquis të BE-së dhe ndihmën e BE-së dhe partnerëve të tjerë zhvillimorë;
  • Zbatimin e prioriteteve politike dhe dokumenteve shtetërore për integrim në BE;
  • Bashkëpunimin me Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe institucionet e tjera të pavarura;
  • Bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe palët e tjera të interesuara;
  • Bashkëpunimin me institucionet e BE-së dhe shtetet e tij anëtare, si dhe iniciativat e mekanizmat e tjerë në BE; dhe
  • Bashkëpunimi rajonal e bilateral me shtetet e tjera që gjenden në procesin e stabilizim-asociimit.

Brendapërbrenda shtyllave të mësipërme, të gjitha këto struktura kanë përgjegjësi të ndara dhe ndërlidhje funksionale ndërmjet vete.

Këshilli Ministror për Integrim Evropian fokusohet në nivelin më të lartë politik, ku çështjet dhe dokumentet përkatëse shqyrtohen dhe i propozohen Qeverisë për vendimmarrje formale për zbatimin e reformave konkrete.

Komiteti Punues për Integrim Evropian diskuton çështjet rreth bashkëpunimit ndërmjet ministrive dhe institucioneve të tjera shtetërore në zbatimin e reformave, adreson sfidat e mangësitë që dalin në nivel sektorial, dhe i përcjell Këshillit Ministror vetëm ato çështje që kërkojnë diskutim dhe vendimmarrje në nivel politik.

Grupet Punuese Sektoriale për Integrim Evropian koordinojnë aktivitetet e përditshme brenda sektorëve përkatës në zbatimin e këtyre reformave.

Vendimi nr. 06_03 per strukturat koordinuese per IE
Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO