1. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë për Integrim Evropian përbëhet nga:
1.1. Sekretari i Përgjithshëm; dhe
1.2. Personeli mbështetës.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen me nenin 38 të Ligjit Nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore dhe legjislacionin përkatës në fuqi.
3. Detyrat dhe përgjegjësitë e personelit mbështetës të Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen me legjislacionin për shërbimin civil në fuqi.
4. Numri i të punësuarve në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm është dy (2).