Plani i Veprimit për Partneritet Evropian

Çdo përparim i mëtutjeshëm i Kosovës drejt integrimit në BE matet duke marrë parasysh implementimin e prioriteteve afatshkurtëra dhe afatmesme të Partneritetit Evropian. Për arsye të rëndësisë politike të Partneritetit Evropian dhe përgjigjes së Qeverisë në formë të Planit të Veprimit të Partneritetit Evropian (PVPE), institucionet e Kosovës duhet të jenë plotësisht të përkushtuara dhe të qëndrojnë vendosmërisht pas këtij procesi të vështirë të zbatimit të Planit të Veprimit për Partneritet me BE-në, duke vënë këtë dokument si prioritet të Qeverisë dhe anëtarëve të saj, si dhe duke shtyrë vazhdimisht implementimin e tij me anë të mekanizmave institucionalë të Qeverisë.

Ministria e Integrimit Europian si trup përgjegjës duhet ta bëjë strukturën e saj të sigurtë dhe të fuqishme me qëllim të reagimit ndaj sfidave të Partneritetit Evropian si dhe implementimit të Planit të Veprimit. Plani i Veprimit përdoret për komunikimin e brendshëm; për harmonizimin e raporteve midis Kryeministrit dhe bashkësisë ndërkombëtare; mes Kryeministrit dhe anëtarëve të Qeverisë (përcaktimi i përbashkët i agjendës qeveritare dhe rezultateve që duhen arritur); mes ministrave dhe personelit të tyre (udhëzime të qarta me caqe të matshme); marrëdhëniet në mes trupave qeveritare (një plan në të njëjtën kornizë kohore); mes Qeverisë, Komunitetit të Biznesit dhe partnerëve socialë; marrëdhëniet me sektorin e OJQ-ve, për komunikimin me mediat si dhe me publikun e gjerë, gjithë qytetarët si dhe komunikimi i jashtëm; komunikimi me bashkësinë ndërkombëtare si dhe përcaktimi i qartë i prioriteteve të marrëdhënieve me Komisionin Evropian dhe shërbimet e tij; me të gjitha Shtetet anëtare të BE; me fqinjët e Kosovës; sektorin akademik dhe jo-qeveritar evropian si dhe publikun e gjerë.

Kjo i jep forcë dhe vlerë potencialisht të madhe Planit të Veprimit, e kjo është arsyeja pse Plani i Veprimit duhet të jetë i përgatitur mirë, përmes procesit të pjesëmarrjes me parashikime reale dhe të arritshme, si dhe të mbështetet me fondet e duhura në dispozicion, ashtu që të bëhet një dokument referues, duke hapur mundësinë e mbështetjes konsensuale për Kosovën në perspektivën evropiane. Plani i Veprimit duhet të aprovohet përmes procedurave të rregullta qeveritare të ketë mbështetje politike dhe përkushtim të fortë, të diskutohet me përfaqësuesit e Komisionit Evropian si dhe me tërë bashkësinë ndërkombëtare present në Kosovë, ti prezantohet publikut të gjërë në Kosovë, si dokument i përgatitur nga të gjitha institucionet e Kosovës si shprehje e pikëpamjes dhe e përkushtimit të tyre.

Aktivitetet e Planit të Veprimit duhet të jenë të lidhura me Buxhetin e Kosovës dhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, si dhe duhet të përdoret për planifikimin e aktiviteteve Qeveritare, në lidhje me agjendën Politike dhe prioriteteve të qeverisë; agjendën legjislative të Qeverisë dhe për Parlamentin; plani i rekrutimeve të nevojshme për implementimin e agjendës së integrimeve evropiane si dhe zbatimi i akteve të harmonizuara ligjore; Plani për ndërtimin institucional si dhe trajnimi i personelit si dhe Plani i investimeve, e veçanërisht për ndërtimin e rrjetit të brendshëm kompjuterik në lidhje me Acquis.

Plani i veprimit për partneritet evropian (PVPE) 2009 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO