Ministri Reka priti koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson

Prishtinë, 6 Mars 2020 - Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, priti sot Koordinatorin e Zhvillimit të KB në Kosovë, Ulrika Richardson.
Gjatë këtij takimi, Znj Richardson informoi Ministrin Reka për angazhimet dhe reformat aktuale të ndërmarra nga KB dhe agjensitë e saj, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për të forcuar rolin dhe koordinimin më të mirë të institucioneve të vendit dhe 15 agjencive të pranishme në vend, në kuadrin e Kombeve të Bashkuara.

Ministri Reka informoi znj. Richardson për zhvillimet aktuale nën axhendën evropiane, përparësitë e tij për të udhëhequr procesin e integrimit evropian dhe Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ministri Reka shprehu angazhimin e tij për të bashkëpunuar dhe mbështetur çdo projekt që është në favor të forcimit të rolit të institucioneve të Kosovës dhe bashkëpunimit me Agjencitë e KB, një mekanizëm i cili është i nevojshëm për të rritur efikasitetin dhe për të adresuar më mirë interesat e shoqërisë, e gjithë kjo duke u përqëndruar për tema specifike dhe rezultate konkrete në fushat e arsimit, barazinë gjinore, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fuqizimin e rolit të grave, përfshirje më të mirë të pakicave dhe aspekte të tjera të rëndësishme të shoqërisë.

Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe kontinuitetit të vendosur përmes Memorandumit të nënshkruar më 15 nëntor 2018 midis Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Zyrës së Koordinatorit të Zhvillimit të KB, i cili parashikon përforcim të ndërsjellë të përparimit me axhendën evropiane dhe normat globale të Kombet e Bashkuara për Qeverisje të Mirë, si dhe Agjendën e vitit 2030, përkatësisht Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Agjensitë e KB, të cilat koordinohen nga Zyra e Koordinatorit të Zhvillimit, kanë një buxhet vjetor prej dhjetëra miliona.

Koordinatori i Zhvillimit i KB në Kosovë, Ulrika Richardson, falënderoi Ministrin Reka për interesin dhe gatishmërinë për të zbatuar projekte të përbashkëta.
Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO