Ministri Reka priti Drejtoreshën e Misionit të USAID në Kosovë, Lisa Magno

Ministri i Integrimit Evropian, z. Blerim Reka priti Drejtoreshën e Misionit të USAID në Kosovë Znj.Lisa Magno, me të cilën bisedoi për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe avancimin e koordinimit të donacioneve.
Ministri Reka falënderoi, Znj. Magno për përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë, dhe popullit Amerikan.
Njëkohësisht, Ministri Reka shpalosi prioritetet e Qeverisë Kurti në fushat të cilat janë pjesë e reformave të menjëhershmenë funksion të avancimit të agjendëseuro-atlantike të Kosovës.
Nga ana e saj Znj. Magno njoftoi ministrin Reka për planet afatgjatë të angazhimit të USAID në Kosovë dhe njoftoi për strategjinë pesëvjeçare që është finalizuar dhe pritet aprovimi i saj brenda disa muajve. Njëkohësisht, uroi Ministrin Reka për detyrën e re, dhe uroi formimin e Qeverisë Kurti, si shpresë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.
Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO