SEKRETARI I MINISTRISË SË INTEGRIMIT: NUK KEMI NDËRMARRË VEPRIME NË KUNDËRSHTIM ME MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE

Prishtinë, 21 Gusht 2019 - Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së
Integrimeve Evropiane, i ka hedhur poshtë akuzat e shoqërisë civile
për punësime mbi baza partiake Ministria e Integrimeve Evropiane ka
mohuar kategorikisht pretendimet e shoqërisë civile se kjo ministri
përmes pesë konkurseve publike të hapura po tenton punësime mbi baza
partiake dhe po bënë shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare. Po
ashtu, shoqëria civile ka kërkuar anulimin e këtyre konkurseve
publike për t’u dhënë mundësi për punësim bursistëve nga Skema
e Profesionistëve të Rinj, projekt ky i financuar nga Komisionit
Evropian dhe Qeveria e Kosovës.

E lidhur me këtë çështje, sekretari i Përgjithshëm i ministrisë
së Integrimeve Evropian, Kushtrim Cukaj në një intervistë për kp
deklaroi se kjo ministri nuk ka bërë asnjë shkelje të marrëveshjeve
ndërkombëtare të cilat mund t’i dëmtojnë të rinjtë e Kosovës.

Madje sipas tij, ministria e Integrimeve Evropiane mbetet e përkushtuar
për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare.

_“Ministria e Integrimit Evropiane në asnjë moment dhe në asnjë
formë nuk ka ndërmarr veprime të tilla në kundërshtim me asnjë
marrëveshje ndërkombëtare as për ta dëmtuar përkundrazi e shtynë
përpara, promovohet të realizohet ashtu siç edhe i takon me vendimet
përkatëse që i ka të Qeverisë së Kosovës për këtë proces, po
ashtu edhe marrëveshjen ndërkombëtare”,_ u shpreh Cukaj.

Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Integrimeve Evropiane, i ka
hedhur poshtë akuzat e shoqërisë civile për punësime mbi baza
partiake duke thënë se ministria e Integrimeve Evropiane nuk ka ndikim
mbi punësimet që ndodhin brenda Shërbimit Civile të Kosovës.

Ai madje pretendimet e shoqërisë civile karshi hapjes së konkurseve
publike në ministrinë e Integrimeve Evropiane i ka quajtur
tendencioze.

_“Në asnjë formë, në asnjë moment as nuk ka ndikime politike,as
nuk ka kërkesa politike , as nuk ka përgjigje të tilla të gjitha
unë në mënyrë absolute në emër të ministrisë së MIE si sekretar
i përgjithshëm i mohoj dhe i konsideroj vetëm tendencioze_”, tha
ai.

Duke folur rreth programit të Skemës së Profesionistëve të Rinj që
mbështetet nga Komisioni Evropian, Cukaj tha se objektiv i tyre mbetet
që brenda vitit 2019 të punësojnë 11 përfitues të bursave YCS.

_“Ministria e Integrimit Evropian ë bashku me Qeverinë e Kosovës e
lehtëson, e përkrahë dhe mbështet dhe e koordinon tërë këtë
proces, kjo është edhe përgjegjësia primare në lidhje me çështjen
projektit Skema e Profesionistëve të Rinj, apo Young Cell Scheme
(YCS)…Vetë fakti që punësimi i përfituesve i kësaj skeme,
përkatësisht bursistëve ndër vite në ministrinë e Integrimit
Evropian ka njohur vetëm rritje, e sidomos në tri vitet e fundit, që
nga viti 2017 i kemi pasur 3 bursistë të punësuar, në vitin 2018
pesë, kurse këtë vit MIE ka marr si objektiv edhe si angazhim që të
punësoj 11 bursist nga kjo skemë si asnjëherë më parë“,_ tha
Cukaj.

ipas Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë së Integrimeve
Evropiane këtë javë ka nisur intervistimi i katër prej bursistëve
nga programi i Skemës së Profesionistëve të Rinj, ku brenda një
periudhë të shkurt kohore do të ndodh edhe punësimi i tyre.

_“Këtë javë kemi filluar t’i kontaktojmë, t’i intervistojmë
dhe t’i përgatisim për procedurat përkatëse që parashihen në
rastin e punësimit të këtyre bursistëve, sepse me marrëveshjet që
kemi, me dokumentacionin përkatës me vendimet përkatëse mënyra e
punësimit të këtyre përfituesve është më e veçantë sesa në
rastet kur ndodh një punësim i rregullt në bazë të Ligjin mbi
Shërbimin Civil të Kosovës , edhe ky është punësim i rregullt, por
që ka një procedurë tjetër sepse punësimi ndodh drejtë për së
drejti , pa procedura që u nënshtrohen konkurrimit përmes konkurseve
të hapurave” ….Për një periudhë të shkurtër kohore fillimisht
do të punësohen katër pastaj në periudhën tjetër kohore do të
punësohen edhe këta 7 të tjerë që janë planifikuar “,_ u shpreh
sekretari i Përgjithshëm.

Sipas tij, të gjithë bursistët e Skemës së Profesionistëve të
Rinj për vitin 2018 janë punësuar.

#Linku (hyperlink new window)
http://rtv21.tv/ministria-e-integrimeve-nuk-kemi-ndermarr-veprime-ne-kundershtim-me-marreveshjet-nderkombetare/

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO