Lirak Çelaj- Zëvendësminister



Z.Lirak Çelaj është i lindur në Prishtinë, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme.

Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës- Dega e Aktrimit, ndërsa studimet Master i kreu në drejtimin Regji e filmit.

Në Tetor 2018 është emëruar Zëvendës Ministër i Integrimit Evropian.

Detyrat dhe funksionet tjera të mëhershme:

Zëvendës ministër i Drejtësisë, 2015 - 2017

Këshilltar i Lartë politik i zëvendës Kryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, 2008 – 2010.

Ishte anëtar i Asamblesë komunale në Prishtinë, 2014 – 2017

Ka qenë deputet i Parlamentit të Kosovës, 2001 – 2004.

Drejtor i Teatrit Kombëtar, 1999 – 2002.

Themelues (2003) dhe bashke drejtues i Teatrit ODA në Prishtinë.

Kryetar i Unionit të Artistëve të Filmit të Kosovës, 2011 – 2015.

Aktualisht, Z. Çelaj, është Kryetar i Degës së PDK-së në Prishtinë dhe anëtar i Kryesisë së PDK-së.

 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO