Zëvendësministrja

ANILA STATOVCI - DEMAJZëvendësministre në Ministrinë e Integrimit Evropian

Anila Statovci - Demaj u emërua Zëvendësministre në nëntor të vitit 2016.


Ajo u lind në Prishtinë ku edhe vijoi gjithë rrugën arsimore deri në përfundim të studimeve pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Pas përfundimit të studimeve ajo punoi një kohë si asistente pranë po këtij fakulteti deri sa shkoi për studime të doktoraturës në Vjenë pranë Universiteti për Ekonomi dhe Administrim Biznesi. Në vitin 2003 ajo u certifikua auditor i brendshëm pranë Institutit Amerikan për Auditim të Brendshëm.


Gjatë vitit 1999 ajo filloi punën pranë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në kuader të Zyrës së Auditorit të Brendshëm ku qëndron deri në vitin 2007, kur transferohet në Prishtinë, me Misionin e OSBE në Kosovë. Ka një përvojë të gjatë pune në struktura të arsimit të lartë, e aq më tepër në administratë ndërkombëtare. ndërsa së voni, ne Maj të vitit 2014, ajo është kyçur edhe në jetën politike kur i ishte bashkangjitur ekipit te Kryeministrit Hashim Thaci si Këshilltare Politike. Në qershor të vitit 2015 është emëruar Zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë deri në nëntor 2016.


Anila jeton në Prishtinë, është e martuar me Veton Demaj dhe ka një djalë, Dionin.

Ministri Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO