Procesi i liberalizimit te vizave

Dialogu në mes të Kosovës dhe Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave u inicua me 19 janar 2012. Për të koordinuar dialogun për liberalizimin e vizave, u themeluan strukturat përkatëse përkatësisht, Komiteti Drejtues për Liberalizimin e Vizave në nivel politik dhe Sekretariati për Liberalizimin e Vizave në nivel teknik të kryesuar nga MIE dhe MPB. Më 14 qershor 2012, Kosova pranoj udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave ku identifikoheshin të gjitha masat që Kosova duhet të miratojë dhe zbatojë për të avancuar drejt liberalizimit të vizave.

Në prill të vitit 2013, Qeveria miratoi planin e veprimit për liberalizimin e vizave ku u zotua të përmbushë hapat e arritjes së objektivave të vendosura nëpërmjet një qasjeje dinamike. Kjo qasje dinamike drejt dialogut të liberalizimit të vizave përcakton një ritëm paksa të ndryshëm në lidhje me monitorimin dhe zbatimin e planit të liberalizimit të vizave.

KE ka publikuar tre raporte zyrtare ku vlerësohet progresi i arritur nga institucionet e vendit kundrejt kritereve të paraqitura në udhërrëfyes.

Me 4 maj 2016, Komisioni Evropian ka miratuar rekomandimin për heqjen e vizave për Kosovën pasiqë është vlerësuar që Kosova ka zbatuar obligimet e dala nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave. Ndërsa në korrik 2016, Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka nxjerrë rekomandim që i'u është drejtuar Komisionit për Liritë Civile të Parlamentit Evropian për të miratuar rekomandimin për heqjen e vizave.

Në Raportin e fundit të publikuar me 18 Korrik 2018 u konfirmua përmbushja e të gjitha kritereve. Bazuar në këtë raport, me ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi më 21 mars 2018 është përmbushur edhe njëri nga dy kriteret e mbetura. Kurse sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Komisioni ka monitoruar të arriturat në këtë fushë dhe ka mbajtur një mision teknik në Kosovë më 3-4 maj për të vlerësuar më tej progresin e bërë. Pas të dhënave të pranuara nga institucionet e Kosovës si dhe misionit vlerësues të përfaqësuesve të KE-së, u konfirmua se autoritetet e Kosovës kanë krijuar një regjistër të qëndrueshëm të hetimeve dhe vendimeve gjyqësore të formës së prerë në rastet që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke përmbushur edhe kriterin e fundit.

Raporti i fundit gjithashtu konfirmon se Kosova vazhdon të përmbushë të gjitha kriteret e tjera të përcaktuara në Udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave në lidhje me ripranimin dhe riintegrimin, sigurinë e dokumenteve, migracionin dhe menaxhimin e kufijve, rendin dhe sigurinë publike dhe të drejtat themelore që lidhen me lirinë e lëvizjes.  

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO