TAIEX

Asistenca Teknike dhe Shkëmbimi i Informacionit (TAIEX) është instrument i Drejtoratit të Përgjithshëm për Zgjerim të Komisionit Europian. TAIEX-i ndihmon vendet e Ballkanit lidhur me përafrimin e legjislacionit, aplikimin dhe përdorimin e legjislacionit të BE-së. Shërbimet e veta i ofron në bazë të kërkesave të cilat i koordinon dhe njëkohësisht kontribuon me ekspertiza në zgjedhjen e problemeve sa më shpejt që është e mundur.
 
Çfarë shërbimesh ofron TAIEX?
TAIEX ofron ndihmë teknike dhe këshillim mbi transponimin e legjislacionit të BE-së në legjislacionin vendas për vendet përfituese dhe për administratën në përgjithësi, si dhe implementimin dhe vënien në fuqi të atij legjislacioni. Përpos këtyre, TAIEX ofron edhe:


Kush janë përfituesit e ndihmës së TAIEX?
Në përfitues të TAIEX bëjnë pjesë: sektori publik dhe privat, që kryejnë veprimtarinë e transponimit, implementimit dhe vënien në fuqi të legjislacionit të BE-së.
 
Grupet kryesore janë:


TAIEX ka mandatin të ofrojë ndihmë për këto vende përfituese:
- Kroacia, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Turqia;
- Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia;
- Algjeria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Egjipti, Gjeorgjia, Izraeli, Jordani, Libani, Libia, Moldavia, Maroku, Autoriteti Palestinez, Siria, Tunizia, Ukraina dhe Rusia.
 
Vendet e reja anëtare të BE-së, do të vazhdojnë të mbesin përfitues të TAIEX edhe një vit pas anëtarësimit në BE.

TAIEX nuk ofron shërbime për qytetarët e thjeshtë, apo kompani private.  


Kliko: TAIEX - Prezentimi

Ministri Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO