Strukturat e Qeverisë për Integrim Evropian

Strukturat e Qeverisë së republikës së Kosovës për Integrim Evropian janë krijuar me qëllim të koordinimit të agjendës Evropiane të Republikës së Kosovës.

Me vendim të Qeverisë janë krijuar:

Këshilli Ministror për Integrim Evropian ka për qëllim të zbatoj politika uniforme të Republikës së Kosovës për Integrim Evropian duke lehtësuar brenda brenda spektrit të funksioneve dhe të drejtave të veta, koordinimin e aktiviteteve të ministrive dhe organeve tjera për Integrim Evropian.
Ky nivel strukturor është politik dhe anëtarët e tij janë ministrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Kryeministri.

Komitetin Punues për Integrim Evropian është organi koordinues shtetëror në nivelin e Sekretarëve të përhershëm të ministrive dhe Kryesuesve të organeve shtetërore, të cilat, brenda spektrit të funksioneve dhe të drejtave të veta, sigurojnë bashkëpunimin e ministrive dhe organeve tjera shtetërore në çështjet që lidhen me integrimin e Republikës së Kosovës në BE.

Me vendim të Qeverise me datë 13.04.2021 janë themeluar Grupet Punuese Sektoriale të Integrimit Evropian:

1. GPSIE për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatime;
2. GPSIE për Bujqësi dhe Peshkatari;
3. GPSIE për Treg të Brendshëm dhe Konkurrencë;
4. GPSIE për Çështje Ekonomike e Financiare dhe Statistika;
5. GPSIE për Qeverisje;
6. GPSIE për Inovacion, Shoqëri të Informacionit dhe Politika Sociale; dhe
7. GPSIE për Transport, Energji, Mjedis dhe Zhvillim Rajonal.


VENDIM PER THEMELIMIN E KESHILLIT MINISTRORVENDIM PER THEMELIMIN E KOMITETIT PUNUES
Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO