Sekretari i Përgjithshëm

Nuhi OsmaniU.D Sekretar i Përgjithshëm

Z. Nuhi Osmani është emëruar u.d Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës më 10 Gusht 2018.

Nga viti 2005, z. Osmani ka mbajtur pozita të ndryshme, gjatë vitit 2005-2006 ka punuar në Gjykatën Komunale në Skenderaj në kuadër të projektit të NCSC gjatë kësaj periudhe ka kryer punën- praktike në gjykatë, para kësaj periudhe ai ka punuar në pozitën e menaxherit në sektorin privat. Nga data 01.02.2007 deri më 01.12.2010 ka punuar si Zyrtar i Lartë Ligjor në Ministrin e Drejtësisë, ndërsa nga 01.12.2010 deri me 07.08.2018 ka punuar si Drejtor i Departamentit Ligjor në MKK. Ai ishte për dy mandate edhe anëtar i Komisionit Kombëtar për Refugjat i emëruar nga Qeveria e Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe ka marrë pjesë në shumë grupe/ekipe punuese për hartimin e legjislacionit, ka mbajtur me qindra trajnime profesionale, si dhe ka pasur vizita studimore nëpër institucione të ndryshme jashtë vendit. Në vazhdën e këtyre trajnimeve ka kryer Shkollën për Integrime Evropiane ku për suksesin e treguar ka fituar bursën për vizitë studimore në Institucionet e BE-së.

Z. Osmani është jurist i diplomuar, mbanë titullin Mr. Sc. i shkencave penalo-juridike, si dhe është PhD. Cand. Universiteti Flesburg në Gjermani. Gjatë kohës së studimeve të PhD-së ka bërë edhe mbikëqyrjen e disa temave të magjistraturës në Universitetin Flesburg , njëkohësisht ka marrë pjese në disa simpoziume shkencore dhe po ashtu ka bërë publikime shkencore dhe është duke punuare në disa sosh.

Veprimtarinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë të Integrimeve Evropiane e zhvillon duke u mbështetur në nenin 38 të Ligjit nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës, shtojcën 16 të Rregullores Nr. 02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës Së Kryeministrit dhe Ministrive, dhe në pajtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 6/121, të datës 22.04.2010, si dhe Rregulloren nr. 07/2010 për strukturën organizative të Ministrisë së Integrimit Evropian.u.d Sekretari i Përgjithshëm i jep përgjegjësi të drejtpërdrejtë Ministrit.

Emaili: nuhi.osmani@rks-gov.net tel: 038/200/27029

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO