Partneriteti Europian

Partneriteti Europian është një ndër instrumetet e dala nga Agjenda e Selanikut për të mbështetur procesin e reformimit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për t’i sjellë ato më afër BE-së. Partneriteti ka filluar të zbatohet në vitin 2004. Ky process involvon identifikimin e prioriteteve afatshkurta dhe afatmesme të cilat duhet të adresohen nga vendet aspirante për të hyrë në BE, gjë që do t’u ndihmojë në reformimim dhe përgatitjen për t’u anëtarësuar.Partneriteti Europian ka për qëllim të mbështesë përpjekjet Ballkanit Perëndimor për t’i arritur kriteret e pranimit në BE (Kriteret e Kopenhagës). Ai ofron strukturë koherente të reformave të cilat nevojiten, si dhe kornizën financiare përcjellëse. Vendet e përfshira zhvillojnë planet në formë të orareve të reformave dhe detajeve mbi masat të cilat priten të ndërmirren për të adresuar kërkesat për integrim të mëtutjeshëm në BE.


Këto Partneritete ofrojnë një kornizë që përfshinë prioritetet që dalin nga analiza e situatës të secilit nga partnerët, dhe mbi të cilat duhet të bëhen pregatitje më intenzive për t’i arritur kriteret e përcaktuara nga Këshilli Europian. Partneriti Europian rishikohet rregullisht në bazë të përparimit të arritur nga secili vend dhe rifreskohet me prioritete të reja sipas nevojës. Këshilli Europian e ka vendimin mbi principet, prioritetet dhe kushtet që duhet të parashihen në Partneritetin Europian, si dhe në intervenimet pasuese.


Plani i Veprimit i Partneritetit Europian (PVPE)

Plani i Veprimit i Partneritetit Europian (PVPE) është dokumenti kryesor afatmesëm planifikues i Qeverisë së Kosovës që ka për qëllim përcaktimin e veprimeve të nevojshme për zbatimin e agjendës Europiane dhe progresin në procesin e Integrimit të Kosovës në BE, në pajtim me prioritetet e identifikuara nga Partneriteti Europian.


Prioritetet e Partneritetit Europian janë ndarë në prioritete afatshkurtra (1-2 vite) dhe prioritete afatmesme (3-4 vite). PVPE përfshinë këto pjesë:
-    Kriteret Politike
-    Kriteret Ekonomike
-    Standardet Europiane


Përmbajtja dhe struktura e planit paraqitet në formë të prezantimit të reformave që janë ndërmarrë në aspektin e kornizës ligjore dhe institucionale në planin afatshkurtër dhe afatmesëm si dhe në veprimet e planifikuara për adresimin e sfidave të Raportit të Progresit të vitit të mëparshëm.

Ministri Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO