Mimoza Ahmetaj

Mimoza Ahmetaj është emëruar ministre e Integrimit Evropian më 14 shkurt 2017.

Ajo ka qenë ambasadore në Bruksel, duke trajtuar çështjet me BE-në, NATO-n, Mbretërinë e Belgjikës dhe Luksemburgun, që nga viti 2013 deri në vitin 2016.
Ajo ka shërbyer si Ambasadore në Slloveni nga viti 2011 deri në vitin 2013.
Nga viti 2010 deri në vitin 2011, ajo ka qenë këshilltare e kryeministrit Thaçi për çështjet shëndetësore dhe sociale.
Nga viti 2007 deri në vitin 2010 ajo ka qenë deputete dhe anëtare e Komisionit për Çështje Sociale dhe Shëndetësi.
Nga qershori vitit 1999 deri në maj të vitit 2002, ajo ka qenë këshilltare e PSSP e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (Sergio De Melio, Bernard Kouchner, Hans Haekerup).
Mimoza Ahmetaj ka Diplomë Master në Menaxhimin e Shëndetit. Një projekt i përbashkët ndërmjet Universtietit të Prishtinës dhe Universitetit të Vienës, 2011.
Ajo ka specializuar në Ortodentikë në Universitetin e Prishtinës.
Fakulteti i Mjekësisë, Dega e Stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës, 2000.
Ajo flet gjuhën angleze, serbe, kroate dhe pak gjuhën frënge.
Aktualisht jeton në Prishtinë me burrin e saj, tre fëmijët dhe qenin e saj të cilin e admiron shumë.

Ministri Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO