SKEMA E BE-SË PËR PROFESIONISTËT E RINJ TË BALLKANIT PERËNDIMOR

Prishtinë, 29 nëntor 2017 – Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit Evropian, Demush Shasha, mori pjesë në ngjarjen e inicimit të rundit të dytë të pjesëmarrësve në SKEMËN E BE-SË PËR PROFESIONISTËT E RINJ TË BALLKANIT PERËNDIMOR.

Në kuadër të procesit të Berlinit dhe Agjendës së Konektivitetit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Komisioni Evropian lansoi programin rajonal ekzekutiv dhe komponentin e shkëmbimit për nëpunësit e rinj civil nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht Skemën e BE-së për Profesionistët e Rinj në Ballkanin Perëndimor.

Në fjalimin e tij, Sekretari i Përgjithshëm Shasha foli për ndikimin pozitiv nga pilotimi në lidhje me lehtësimin dhe përmirësimin e dy themeleve të procesit të anëtarësimit në BE në Ballkanin Perëndimor: Reforma e Administratës Publike dhe bashkëpunim rajonal, qëllimi i projektit që është i dyfishtë:

Ngritja e kapaciteteve profesionale dhe përgatitja e gjeneratës së ardhshme të administratorëve publik dhe politikë-bërësve në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që do të jenë përgjegjës për procesin e anëtarësimit dhe do të shtyjnë dhe udhëheqin ndryshimet në të ardhmen në shoqëritë e tyre, në veçanti ato që kërkohen për zbatimin e MSA-së dhe procesin e negociatave për anëtarësim; dhe
Promovimi i elementit të bashkëpunimit rajonal në procesin e integrimit në BE në nivel të shërbimit civil duke bërë lidhje ndër-kufitare ndërmjet liderëve dhe agjentëve të ndryshimit dhe njëkohësisht të mundësoj të mësuarit nga kolegët dhe shkëmbimin e praktikave më të mira.

Veprimet dhe aktivitetet kryesore të projektit përfshijnë:

Nëpërmjet një procesi të drejtë dhe transparent përzgjidhen 30 nëpunës civil nga vendet e Ballkanit Perëndimor (pesë nga secili vend: Kosova, BeH, Serbia, IRJM, Mali i Zi dhe Shqipëria) për vijimin e trajnimit ekzekutiv dhe profesional në dy Institucionet e SHA të BE-së: SciencePo dhe College of Europe.

Trajnimet do të përcillen me programe rajonale të shkëmbimit, të cilat më pastaj do të shfrytëzohen si mundësi mësimi dhe rrjetëzimi për kandidatët. Këto mundësi, mësimi dhe shkëmbimi, do të fuqizojnë bashkëpunimin dhe do të kontribuojnë në pajtimin e mëtejshëm në rajon.

Mbështetja profesionale dhe mentoruese që iu ofrohet kandidatëve do t’iu mundësojë atyre dhe shoqata alumni (e nëpunësve civil përfitues të këtij projekti) që të kontribuojnë në fushat e tyre të ekspertizës, të jenë zë i respektuar në debatet për integrim në BE dhe për RAP dhe bashkëpunimin rajonal.

Këtë vit, pesë pjesëmarrës nga administrata e Kosovës kanë fituar të drejtën për vijimin e kurseve në dy nga universitetet e përmendura më lartë, përkatësisht SciencePo dhe College of Europe.

 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO