Ndërtimi i partneriteteve të reja – synim i vazhdueshëm i Kosovës

Prishtinë, më 12.4.2018. - Ndërtimi i partneriteteve do të sjell horizonte të reja dhe dimension të ri në konsolidimin e institucioneve të Kosovës, u tha në takimin me një grup studentësh të Kolegjit të Evropës (College of Europe) nga Varshava e Polonisë në Ministrinë e Integrimit Evropian.

Në Ministrinë e Integrimit Evropian, sot ishin përfaqësuesit dhe një grup studentësh të Kolegjit të Evropës (College of Europe) nga Varshava e Polonisë. Qëllimi i vizitës ishte njoftimi për së afërmi i këtyre studentëve për situatën në përgjithësi si dhe Procesin e Integrimit Evropian nëpër të cilin është duke kaluar Kosova duke reflektuar kështu edhe në Strategjinë e BE-së për Ballkanin Perëndimor, mbi përfitimet që do të ketë rajoni e Kosova si dhe për sfidat që presin.

Përfaqësuesit e Kolegjit të Evropës shprehën gatishmërinë e mbështetjes së institucioneve të Kosovës në zhvillimin e kuadrove në fusha specifike të Integrimit Evropian. Në këtë drejtim do të punohet që partneriteti me këtë kolegj me renome evropiane të forcohet duke përfituar përvoja dhe ekspertizë që do të sforconin më tutje institucionet e Kosovës ashtu sikundër që do të përshpejtonin rrugën e Kosovës drejt BE-së.

Ndërtimi i partneriteteve sigurisht që do të sjell horizonte të reja dhe dimension të ri në konsolidimin e institucioneve të Kosovës duke kontribuar kështu në plotësimin e standardeve të BE-së në të gjitha dimensionet e mundshme.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO