Ministrja Hoxha: Rishikim të prioriteteve në pajtim me Agjendën Evropiane të Reformave

Prishtinë, 10 Nëntor 2017 - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka theksuar në mbledhjen e Qeverisë se pas kërkesës së Kryeministrit Haradinaj, Ministria e Integrimit Evropian ka rishikuar prioritetet kyçe për procesin e integrimit Evropian për vitin 2018. Ky rishikim i prioriteteve, sipas Ministres Hoxha, është bërë bazuar në Agjendën Evropiane të Reformave në kuadër të agjendës evropiane.

“Të reflektojmë mbi këtë dokument dhe të krijojmë një platformë politike për të filluar negociatat me Komisionin Evropian lidhur më avancimin e agjendës Evropiane të Kosovës drejt statusit të kandidatit, bazuar në një planifikim të reformave që mund të përmbushim gjatë vitit 2018”, ka theksuar Ministrja Hoxha.

Ministria e Integrimit, më herët, ka shpërndarë dokumentin për komentim, me ç’rast komentet janë diskutuar dhe janë integruar në kuadër të dokumentit.

Ministrja ka theksuar se do dinamizuar reforma gjatë vitit 2018, por njëkohësisht, do të ftohet Brukseli që të reflektoj ndaj avancimit të mëtutjeshëm të Kosovës në procesin integrues. Gjatë dhjetorit pritet vizitë nga Brukseli, ku do të diskutohet operacionalizimi i prioriteteve, zbatimi i tyre në pajtim me dakordimin rreth aktiviteteve për vitin 2018.

“Synimi jonë është që Kryeministri Haradinaj dhe Komisionari Hahn të bëjnë lansimin e prioriteteve për vitin 2018 në kuadër të takimit të ardhshëm të Dialogut të Nivelit të Lartë Kosovë – BE në fillim të vitit 2018”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.

Kjo dinamikë dhe përkushtim i ri i institucioneve të Kosovës, theksoi Ministrja Hoxha, gjatë vitit 2018, do të krijoj një momentum të ri politik në Kosovë dhe në Bruksel me ç’rast Kosova mund të ketë gjasat e mira për të filluar një diskurs konkret drejt statusit të kandidatit.

“Progresi jonë do të matet jo bazuar në dokumente që hartojmë dhe lansojmë, por bazuar në rezultate konkrete që do të jemi në gjendje të tregojmë gjatë 12 muajve të ardhshëm”, theksoi Ministrja Hoxha.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO