Ministrja Hoxha në takim me znj. Edstadler, rikonfirmon përkrahjen për procesin integrues

 Vjenë, 29 Janar 2019 - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar nëVjenë, Sekretaren e shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Karoline Edstadler,me të cilën diskutoi për procesin integrues dhe kushtet e plotësuara për liberalizimin evizave.

Takimi me Znj. Edstadler, ishte rast të ofroja gjithë argumentet rreth të arriturave tonanë procesin integrues, reformat e ndërmarra dhe zbatimin e MSA-së, ceku MinistrjaHoxha, po ashtu, zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për riatdhesim, kontrollindhe sigurinë e kufijve, uljen e ndjeshme të krimit që lidhet me trafikimin e qenievenjerëzore dhe migrimit ilegal si dhe një varg veprimesh që i kontribuojnë fuqizimit tësundimit të ligjit.

“Liberalizimi i vizave, padrejtësisht i është mohuar qytetarëve të vendit, kur dihet sekemi plotësuar të gjitha kushtet e parapara për liberalizim, andaj presim me të drejtë qëkjo çështje të shtrohet sa më parë në Këshillin e Ministrave për miratim”, theksoiMinistrja duke shtuar se qytetarët e vendit tonë, kanë besim të plotë në vlerat dheprocesin integrues euro-atlantik, andaj vonesat në këtë drejtim, janë të paarsyeshme.

Sekretarja e shtetit, znj. Edstadler, rikonfirmoi mbështetjen e Austrisë për Kosovën, nëtë gjitha proceset, integrimin në organizatat ndërkombëtare si dhe liberalizimin e vizave,duke e konsideruar Ballkanin perëndimor, si tërësi të interesit të BE-së dhe vleraveintegruese evropiane.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO