Ministrja Hoxha në takim me Sekretaren federale të MPB, Edtstadler: Reformat po fuqizojnë sundimin e ligjit

Vjenë, 14 Maj 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë takimit ministror në Vjenë, ka takuar Sekretaren e shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme, Karoline Edtstadler, me të cilën ka diskutuar për sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, çështjen e sigurisë dhe bashkëpunimin fqinjësor në kuadër të procesit integrues.




Ministrja Hoxha, e ka siguruar sekretaren e shtetit, znj. Edstadler se reformat që po ndërmerren janë në funksion të Agjendës së Reformave Evropiane, ku në fokus janë fuqizimi i sundimit të ligjit dhe reformat ekonomike.




“Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, është prioritet i aktiviteteve tona shtetërore, kemi suksese dhe presim vlerësim pozitiv për liberalizimin e vizave. Luftimi i korrupsionit nuk përfundon me kaq, ne do ta bëjmë atë detyrë ditore të institucioneve qendrore dhe lokale, sepse një vend nuk mund të ecë përpara pa luftuar me vendosmëri këtë dukuri të shëmtuar dhe të dëmshme për çdo shtet”, theksoi Ministrja Hoxha.


Përveç përkrahjes për procesin e Liberalizimit të vizave, Ministrja Hoxha kërkoi mbështetjen e Austrisë edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol. 




Znj. Edstadler ka theksuar se po i përcjellin me vëmendje veprimet e Republikës së Kosovës në këtë fushë, dhe është me rëndësi që kjo çështje të luftohet në vazhdimësi në të gjitha nivelet e institucioneve, me theks të veçantë kur rrezikohet siguria dhe paqja.


Ajo, ka diskutuar edhe për bashkëpunimin rajonal dhe fqinjësinë e mirë, duke theksuar se Kosova është duke ecur rrugës së duhur në këto procese dhe ofroi mbështetje për këtë.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO