Ministrja Hoxha në takim me Ministren Kneissl, kërkoi përkrahjen e Austrisë për liberalizimin e vizave dhe sidomos gjatë kryesimit të Presidencës

Prishtinë, 26 Mars 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar sot, Ministren e Punëve të Jashtme të Austrisë, Znj. Karin Kneissl, me të cilën diskutoi për zhvillimet e fundit në Kosovë sa i përket agjendës së integrimit evropian.

Ministrja Hoxha, e njoftoi Ministren Kneissl për punën që po bëjnë institucionet e Kosovës kryesisht për përmbushjen e Agjendës Evropiane të Reformave dhe implementimin e MSA-së. Po ashtu, Ministrja diskutoi për zhvillimet e fundit me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi si një sukses të shumëpritur me të cilën Kosova plotësoi kushtin e fundit për liberalizimin e vizave.

Ministrja Hoxha kërkoi përkrahjen e Austrisë për procesin e liberalizimit të vizave dhe në përgjithësi për agjendën integruese të Kosovës sidomos për faktin që nga mesi i vitit Austria do ta marrë kryesimin e Presidencës së BE-së. Ministrja Kneissl, çmoi lartë punën që po bëhet nga institucionet e Kosovës, duke ofruar përkrahje të gjithanshme, ekspertizë dhe mbështetje të reformave.

Në takim u diskutua edhe për përshpejtimin e procesit integrues me ç’rast Ministrja Hoxha vuri në dukje se ka kërkuar vazhdimisht konsensus të të gjitha partive politike për sa i përket agjendës integruese, duke theksuar se integrimi evropian nuk ka alternativë.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO