Ministrja Hoxha: Më shumë përkushtim për procesin integrues

Prishtinë, 9 Tetor 2017 - Mbledhja e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ka mbajtur mbledhjen e vet të radhës, të cilin e kryesoi Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Ministrja Dhurata Hoxha.

Kryeministri Haradinaj, falënderoi Ministren Hoxha për konsistencë në temën e Integrimit dhe rëndësisë që i jep kësaj teme. Ai ka kërkuar metodologji për t’i kryer detyrimet ligjore për rrugën e integrimit. Kryeministri Haradinaj ka pasur vërejtje po ashtu, se institucionet kanë vonesa në këtë proces dhe ka kërkuar përkushtim më të madh në procesin integrues.

Në fjalën e saj, Ministrja Hoxha, theksoi se ka qëllim ndryshimin e dinamikës së procesit integrues dhe përshpejtimin e përmbushjes së obligimeve tona që dalin nga Agjenda e Reformave Evropiane, për të shtuar se procesi i integrimit evropian nuk është alternativë por është rrugë e cila është zgjedhur dhe duhet të kryhen detyrat në mënyrë që Kosova të shënojë progres.

";Secili institucion të kryejë obligimet që dalin nga Agjenda e Reformave. Qëllimi i mbledhjes së Këshillit Ministror është që Kryeministri dhe ne të informohemi se ku qëndrojmë me përmbushjen e këtyre obligimeve dhe nëse ka ngecje ta dimë pse ka ngecje, së bashku të shohim se si mund t’i adresojmë këto sfida";, theksoi Ministrja Hoxha.

";Ne duhet të tregojmë përkushtim dhe seriozitet në zbatimin e prioriteteve, duke promovuar qeverisjen e mirë dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, duke mbrojtur konkurrueshmërinë dhe përmirësuar klimën e investimeve si dhe duke avancuar politikat e punësimit dhe arsimit të lartë";, vuri në dukje Ministrja Hoxha.

Pjesëmarrësit e Këshillit ndërministror u fokusuan në të arriturat që janë shënuar gjatë këtyre dy javëve duke evidentuar edhe sfidat me të cilat përballen. 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO