Ministrja Ahmetaj priti në takim Ambasadorin e Suedisë Z. Nilsson

Prishtinë, 19 Maj 2017 - Ministrja për Integrim Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj prit sot në takim Ambasadorin e Suedisë Z. Henrik Nilsson, me të cilin biseduan për agjendën Evropiane të Kosovës dhe mundësitë për të shtyrë përpara proceset kyçe.


Ambasadori Nilsson ritheksoi qëndrimin e Suedisë për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt Integrimit Evropian.


U diskutua edhe rëndësia e komunikimit të MSA-së dhe përfshirja e opinionit publik për të kuptuar në detaje se çfarë nënkupton MSA për ta dhe si do të kontribuon përmirësimit të mirëqenies së tyre.


Ministrja Ahmetaj falënderoi Ambasadorin Nilsson për përkrahjen e vazhdueshme të Suedisë në të mirë të zhvillimit të Kosovës dhe përafrimit të vendit me Bashkimin Evropian.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO