Ministrja Ahmetaj mori pjesë në seminarin për Ballkanin Perëndimor dhe Integrimet Evropiane në Stockholm

Stockholm, 29 maj 2017 - Ministrja e Integrimeve Evropiane, znj. Mimoza Ahmetaj, mori pjesë në seminarin e bashkë-organizuar nga Përfaqësimi i Komisionit Evropian në Suedi dhe Ministria e Jashtme e Suedisë. Në këtë seminar me temë Ballkani Perëndimor dhe integrimet në BE, ku të pranishëm ishin pjestarë nga shoqëria civile, kori diplomatik dhe përfaqësues institucionesh vendore e ndërkombëtare, Ministrja Ahmetaj prezentoi progresin, sfidat dhe planet e Republikës së Kosovës por edhe të Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimeve evropiane. 


Pjesmarrës në këtë seminar ishin ministrat dhe zëvendës ministrat e punëve të jashtme dhe të integrimeve evropiane nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor (përveç Malit të Zi) dhe zyrtarët e lartë nga Komisioni Evropian në Bruksel. Përvec diskutimeve dhe prezantimit në seminar, ministrja Ahmetaj pati takime me homologët nga rajoni,  si dhe zhvilloi edhe një takim bilateral me Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, znj. Margot Wallstrom e cila gjithashtu ishte nikoqire dhe pjesmarrëse e seminarit. Gjatë këtij takimi bilateral  ndër të tjera u bisedua për përkrahjen e Suedisë për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.


Kryediplomatja suedeze Wallstrom e falenderoj ministren e integrimeve Ahmetaj për pjesmarrjen në seminar dhe kontributin gjatë punimeve.


Kjo është hera e dytë që organizohet një seminar i tillë me pjesmarrje të ministrave nga Ballkani Perëndimor dhe u dakordua që në pjesën e dytë të vitit të organizohet sërish një i tillë me tema konkrete të bashkëpunimit të ndërshtetëror në rajon dhe me BE.
 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO