Ministrja Ahmetaj e priti në takim lamtumirës Ambasadorin Slloven, Majhem

Prishtinë, 18 Korrik 2017 - Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj priti sot në takim lamtumirës Ambasadorin në largim të Sllovenisë në Kosovë, SH.E.T. Miljan Majhem.


Gjatë takimit u bisedua për progresin që Kosova e ka bërë në procesin integrues në BE, që nga koha kur Ambasadori ka ardhur me mision në Kosovë, siç është MSA dhe qasja e Kosovës në programet e BE-së, por poashtu edhe në përmbushjen e kritereve për Liberalizim të Vizave.


Me këtë rast, Ministrja Ahmetaj ka falënderuar Ambasadorin Majhen për kontributin e tij personal dhe të Sllovenisë për përkrahjen e vazhdueshme që Sllovenia po e tregon në raport me Kosovën, ndër të tjera edhe në avancimin me agjendën evropiane.


Ndër të tjera, ministrja tha se: “Kosova dhe Sllovenia kanë bashkpunim të shkëlqyer ndërmjet vete. Për Kosovën, Sllovenia është vend nga i cili kemi marrë përvoja në vazhdimësi për procesin e integrimeve euroatlantike”.

 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO