Ministrja Hoxha dhe Ministri i Jashtëm islandez, Thórdarson dakordohen për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Reikjavik, 29 Nëntor 2018 - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Reikjavik të Islandës, ka takuar Gudlaugur Thór Thórdarson, ministër i Punëve të jashtme të Islandës, me të cilin diskutoi për proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë dhe thellimin e bashkëpunimit me këtë vend anëtar të Zonës Schengen.

Ministri i Punëve të jashtme të Islandës, Gudlaugur Thór Thórdarson, theksoi se Islanda ka përkrahur Kosovën deri më tani, ashtu do të jetë edhe në të ardhmen, jo vetëm për lëvizjen e lirë por edhe integrimin në organizatat ndërkombëtare.

Ministrja Hoxha ka falënderuar ministrin islandez, Gudlaugur Thór Thórdarson, për gatishmërinë e përkrahjes së këtij vendi mik për integrim të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe theksoi angazhimin e të gjitha institucioneve për thellimin e bashkëpunimit me këtë vend mik.
 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO