Ministrja Hoxha në takim me z. Brusa: Do të intensifikohet dinamika e zbatimit të MSA-së dhe projekteve të financuara nga BE-ja

Prishtinë, 16 Korrik 2019 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim, Shefin e Seksionit të Bashkëpunimit të Bashkimit Evropian (BE) me Kosovën, z. Luigi Brusa me të cilin diskutoi për fuqizimin e bashkëpunimit.

Një nga sferat më të rëndësishme të bashkëpunimit, është ngritja dhe aftësimi i kuadrit, theksoi Ministrja Hoxha, në takim me z. Brusa.

“Një nga programet më të frytshme të këtij bashkëpunimi me BE-në, është ngritja e kapaciteteve njerëzore dhe shembull për këtë është Skema Young Cell, e cila ka zgjuar interesim të madh në mesin e të rinjve. Programi ka dëshmuar vlefshmëri për institucionet, duke u bërë nivel i lakmueshëm për të rinjtë dhe integrimin e tyre në institucione pas shkollimit. Ne kemi edhe shumë projekte të cilat, përafrojnë vendin tonë me vlerat evropiane, nëpërmjet fondeve të IPA-s, dhe fondet tjera për procesin integrues”, potencoi Ministrja dhe shtoi se ne me përkushtim jemi duke zbatuar MSA-në, Reformat nga Agjenda Evropiane dhe reformat tjera.

Shefi i Seksionit të Bashkëpunimit të Bashkimit Evropian me Kosovën, z. Luigi Brusa, vlerësoi lart përkushtimin e Ministrisë për zbatimin e MSA-së dhe ERA-s, duke rikonfirmuar gatishmërinë e asistencës për programet e rëndësishme në procesin integrues.

Ministrja Hoxha dhe Z. Brusa u dakorduan që të intensifikohet dinamika e zbatimit të MSA-së, ERA-s dhe projekteve të financuara nga BE-ja të cilat janë shumë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe mirëqenien e tyre.



 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO