Holanda përkrahëse e vazhdueshme e agjendës evropiane të Kosovës

Prishtinë, 10 Mars 2020 – Ministri i Integrimit Evropian Blerim Reka u takua me Ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

Gjatë takimit u diskutua procesi i integrimit evropian të Kosovës, më theks të veçantë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Agjendën Evropiane për Reformave dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Ministri Reka falënderoi ambasadoren Willems për përkrahjen e vazhdueshme të Holandës, dhe njëkohësisht theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit për t’u përshtatur me dinamikën e këtij procesi.

Njëkohësisht Ministri potencoi se liberalizimi i vizave është jetik për qytetarët e Kosovës dhe nevojitet përkrahja e Holandës dhe shteteteve të tjera anëtare të BE-së për të përmbyllur këtë kaptinë. Poashtu, Ministri Reka kërkoi përkrahjen dhe mbështetjen e Holandës në procesin e përgjithshëm integrues.

Nga ana e saj Ambasadorja Willems konfirmoi mbështetjen e Holandës për aspiratat e Kosovës për integrim evropian. Ajo rikonfirmoi rëndësinë e implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Agjendën Evropiane, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të shohin rezultatet konkrete në jetën e përditshme të tyre. Lidhur me liberalizimin e vizave, Ambasadorja Willems theksoj që Kosova duhet të tregoj rezultate konkrete në implementimin e vazhdushëm të të gjitha kritereve, specifikisht të atyre të lidhura me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Poashtu, theksoi përkushtimin e saj për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona specifikisht në fushën e integrimit evropian dhe sundimit të ligjit.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO