Ekonomia e Kosovës

Ekonomia e Kosovës përbën një ekonomi të re dhe dinamike. Baza e saj është transformuar nga një ekonomi centraliste, e dirigjuar,  në një ekonomi të hapur të tregut. Qëllim  në vete tashmë është rritja e konkurrencës së kësaj ekonomie, duke rritur kapacitetin e saj eksportues për të zvogëluar deficitin tregtar që Kosova aktualisht ka.

Si vend i rëndësishëm për zhvillimin e biznesit, Kosova ofron një sërë përparësish komparative siç janë: popullsia e re dhe mjaftë mirë e kualifikuar, resurset natyrore, kushtet e volitshme klimatike, infrastruktura e re, politika fiskale me taksat më të ulëta tatimore në rajon, pozita gjeografike me qasje në tregun rajonal të CEFTA-së dhe në atë të Bashkimit Evropian. Kosova përveç se është anëtare e CEFTA-së,  në qershor të vitit  2009 është anëtarësuar edhe në FMN (Fondi Monetare Ndërkombëtar) dhe BB (Banka Botërore) dhe aspiron në mekanizma tjerë të fuqishëm ekonomiko-financiar si BERZH, Organizata botërore e Tregtisë OBT etj.


Statistikat vitale të ekonomisë

  • Nr. i banorëve: 2.2 milion
  • Sipërfaqja: 10,908 km²
  • GDP: 4.2 miliardë € ( 2010 vl)
  • GDP shkalla e rritjes ekonomike:4.0% (2010 vl)
  • GDP për kokë banori:1909 €  (2010 vl)
  • GDP - ndarja në sektorë: bujqësia 20%, industria 20%, shërbimet 60%
  • Shkalla e papunësisë rreth 40.%
  • Shkalla e inflacionit: 3.5% (2010)
  • Energjia:
  • Prodhimi: 5596 miliard kwh (2010)
  • Shpenzimi: 6062 miliard kwh (2010)
  • Shkembimet tregtare
  • Eksportet: 295.0  milion  € (2010)
  • Partnerët kryesor te eksportit: Italia ( 27.1%), Shqipëria (10.4%,) Maqedonia (8.9%),  Zvicrra (6.0%)Gjermania(5.3%), Kina (5.0%) Turqia (3.2%), Serbia (2.1%), Sllovenia (1.3 %)..
  • Mallrat që eksportohen: mallra të përpunuara (56%), materiale të papërpunuara (25%), ushqime dhe kafshë të gjalla 6%, lëndë djegëse 4%, makineri e pajisje transporti (3%), etj[1].
  • Importet: 2,157 milion € (2010)
  • Partnerët e kryesorë të importit: Maqedonia (14.8%), Gjermania (13.0%), Serbia (12.1%), Turqia (7.0%), Kina (6.3%), Italia (4.7%), Shqiperia (3.2%), Sllovenia (3.0%).
  • Mallrat që importohen: makineri dhe pajisje transporti (21%), mallra të përpunuara (20%), lëndë djegëse (16%), ushqime dhe kafshë të gjalla (16%), produkte kimike (10%) etj[1].
  • Resurset natyrore: linjiti, zinku, plumbi, ferro-nikeli dhe toka pjellore bujqësore.
  • Valuta: EURO


EKONOMIA

Kosova ka një ekonomi të re dhe dinamike. Baza e saj është transformuar nga një ekonomi centraliste, e dirigjuar, në një ekonomi të hapur të tregut, cila transformimin e saj të thellë e ka përjetuar pas vitit 1999, me çlirimin e Kosovës nga Serbia. Një ndër sfidat me të cilat ajo u përball gjatë dekadës së fundit është edhe procesi i privatizimit. Gjatë vitit 2009 gjithsej 114 ndërmarrje shoqërore (NSH), të reja u shpallen për privatizim, duke ngritur kështu në 569 numrin e gjithsej NSH-ve të tenderuat për privatizim deri në fund të vitit 2009. Nga këto për 521 ndërmarrje janë  nënshkruar kontratat e shitjes, ndërsa 48 tjera priten të nënshkruhen  (25 prej tyre janë privatizuar në spin-off special).

E ndodhur në Evropën Juglindore, ekonomia e Kosovës është bërë pjesë e integrimeve ekonomike të këtij rajoni, të cilat ofrojnë mundësitë e zgjerimit të tregut në një hapësirë mjaftë të gjerë. Qellim  në vete tashmë është rritja e konkurrencës së kësaj ekonomie, duke rritur kapacitetin e saj eksportues për të zvogëluar deficitin tregtarë që Kosova aktualisht ka. Si vend i rëndësishëm për zhvillimin e biznesit Kosova ofron një sërë përparësish komparative si: popullsinë  e re dhe mjaftë mirë të kualifikuar, ku mosha mesatare e saj është mjaftë e re, resurset natyrore, kushtet e volitshme klimatike, infrastruktura e re, politika fiskale me taksat më të ulëta tatimore në rajon, pozita gjeografike me qasje në tregun rajonal të CEFTA-së dhe në atë të Bashkimit Evropian. Kosova përveç se është anëtare e CEFTA-së, në qershor të këtij viti është anëtarësuar edhe në FMN (Fondi Monetare Ndërkombëtar) dhe BB (Banka Botërore) dhe aspiron në mekanizma tjerë te fuqishëm ekonomiko-financiar si BERZH, Organizata botërore e Tregtisë (OBT) etj.

SHKËMBIMET TREGTARE TË KOSOVËS

Kosova gjatë vitit 2010 arriti një vlerë rreth 2.45 miliard euro në shkëmbimet tregtare, e që krahasuar me një vit më parë kishte një rritje të këtyre shkëmbimeve për rreth 17%.

Importet e mallrave të Kosovës gjatë vitit 2009 kapën vlerën rreth 2.16 miliard euro, që paraqet një rritje nominale prej 11.48%.

Eksportet e Kosovës në vitin 2010 ishin 295.9 milionë euro, që paraqet një rritje nominale prej rreth 79% krahasuar me vitin paraprak. Deficiti tregtar u zvogëlua në një shkallë të lehtë nga 91.5% sa ishte në vitin 2009, në 86.3% në vitin 2010 duke arritur përqindjen më të lartë të mbulimit, që nga paslufta me një shkallë prej 13.7%.

Shpërndarja gjeografike e tregtisë së Kosovës gjatë vitit 2010

Partnerët kryesor tregtarë të Kosovës mbeten vendet e Bashkimit Evropian (BE-së) dhe ato të rajonit (anëtare të CEFTA-së).

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së ishin 44.7% të totalit të përgjithshëm, që krahasuar me vitin paraprak janë rritur për 3.71%. Eksport drejt vendeve të CEFTA-së ishin 24.1% të vlerës totale, krahasuar me vitin paraprak kanë pasur një ulje prej 25.39%, kurse eksportet drejt vendeve të tjera përfshijnë 31.2% të vlerës së përgjithshme.

Eksportet e Kosovës sipas grupit të vendeve për vitin 2010

Importet e Kosovës në vendet e BE-së ishin 38.4% të totalit të përgjithshëm, që krahasuar me vitin paraprak janë rritur për %. Eksport drejt vendeve të CEFTA-së ishin 37.3% të vlerës totale, krahasuar me vitin paraprak kanë pasur një ulje prej %, kurse eksportet drejt vendeve të tjera përfshijnë 24.3% të vlerës së përgjithshme.

Importet e Kosovës sipas grupit të vendeve për vitin 2010



Partnerët kryesor të Kosovës në eksport dhe import

Nr.VendetEksporti (000) €Pjesmarrja në total %Importi (000) €Pjesmarrja në total %
1.Italia80.19327.1100.6034.7
2.Shqiperia30.84110.469.7143.2
3.Maqedonia26.3088.9319.31314.8
4.Zvicrra17.7866.020.9811.0
5.Gjermania15.5875.3280.61713.0
6.Kina14.7795.0135.4066.3
7.Serbia3.9411.3260.47112.1

Kosova importon prej vendeve të Bashkimit Evropian pjesën më të madhe të automjeteve, makinerive dhe pajisjeve, produktet e duhanit, të naftës, materiale ndërtimi, produkte ushqimore etj. Eksportet e Kosovës në tregun e BE-27, dëshmojnë një nivel të ulët të konkurrencës, për faktin se përbëhen kryesisht nga mbeturinat e metaleve të ndryshme dhe në masë më të kufizuar nga disa prodhime industriale si feronikeli, materialet e ndërtimit, prodhimet e drurit etj.

Tregtia me vendet tjera të botës

Ndonëse mbi 3/4 e tregtisë së Kosovës është e orientuar drejt vendeve të CEFTA-s dhe atyre të BE-27, Kosova ka shkëmbime tregtare me pjesën më të madhe të vendeve të botës, kryesisht në drejtim të importeve. Ndër këto vlen të përmenden Turqia, nga e cila importohet rreth 7% e vlerës se përgjithshme të importeve dhe Kina, prej se cilës Kosova importon rreth 6.3% të importeve të përgjithshme ndërsa edhe eksportet drejt këtij vendi të largët aziatik përfshijnë 5% të totalit të përgjithshëm të eksporteve kosovare.

Eksportet dhe struktura e mallrave të eksportuara

Pjesën më të madhe të eksportit në vitin 2010, me 51%, e zinin mallrat e përpunuara, me vlerë rreth 150.9 milion € ,mallra të tjera të pa përpunuara përfshinin 25% të eksporteve me vlerë prej 60.1 milion . Pjesa tjetër përfshinë; ushqime dhe kafshë të gjalla 6%, lëndë djegëse 4%, makineri dhe pajisje 3% pije e duhan 2% dhe produkte kimike 1% e vlerës se përgjithshme të eksportit. Më poshtë janë paraqitur edhe krahasimet me vitin paraprak.

Eksporti sipas grupeve të produkteve për vitin 2010 (2009)


Importet dhe struktura e mallrave të importuara

Importet në vitin 2010 përbeheshin nga makineri e paisje transporti 21% me vlerë rreth 453.1 milion €, mallrat e përpunuara 20%, me vlerë 431.5 milion €, ushqime dhe kafshë të gjalla 16% ose 345.2 milion€, lëndë djegëse 16% apo 345.2milion €, produkte kimike 10% me 215.8 milion €, mallrat të tjera të përpunuara 9% me 194.2 milion €, pije dhe duhan 5% me 107.9 milion €, materiale të papërpunuara 3% me vlerë rreth 64.7 milion €, yndyrna bimore dhe shtazore 1% apo 21.6 milion €.

Importi sipas grupeve të produkteve për vitin 2010 (2009)



DISA SEKTORË TË EKONOMISË SË KOSOVËS

Energjia dhe Minierat - Kosova ka pasuri të mëdha nëntokësore, me 14,700 milion tonë, ajo zë vendin e pestë në botë për rezerva linjitit prej të cilit ajo edhe prodhon sasinë më të madhe të energjisë elektrike. Kosova gjatë vitit 2008 ka prodhuar  4738 miliard kwh dhe ka shpenzuar 5156 miliard kwh energji elektrike.

Rezervat e këtij minerali që përdoret si burim kryesor i prodhimit energjetik në Kosovë,  vlerësohet se do të zgjasin për 650 vjet të tjera, me ritmin e nxjerrjes momentale.

Rezerva linjiti janë të shpërndara edhe në rajonin e Dukagjinit dhe atë të Drenicës, por nxjerrja e mineralit momentalisht është kufizuar vetëm në Kosovën qendrore. Pos linjitit, Kosova është e pasur edhe me zink, plumb, ari, kadmium dhe bismuth,boksit, nikel etj. Kultura e nxjerrjes së linjitit daton që nga koha romake, nxjerrja moderne e mineraleve në Kosovë fillon në vitet ‘30, të shekullit të kaluar, me themelimin e Kompleksit të Trepçës.

Bujqësia dhe Blegtoria -
Kosova është e pasur me tokë bujqësore, 53 për qind të sipërfaqes totale janë tokë e punueshme. Momentalisht sektori i bujqësisë kontribuon vetëm 19 për qind në NVP-në e përgjithshme dhe 15 për qind në vlerën e eksportit. Procedimi i ushqimit në Kosovë tradicionalisht është udhëhequr nga ndërmarrjet shoqërore, derisa sot këto janë jo-aktive; kompani të reja private kanë filluar të operojnë në këtë fushë. Pjesa më e madhe e këtyre kompanive janë të vogla dhe nuk janë ende të afta për të mbuluar pjesën më të madhe të kërkesave në treg.

Investimi në këto kompani, sigurimi i teknikave të reja të menaxhmentit do të mund të rilindte industrinë e agro-pronësimit në Kosovë, deri në atë pikë që do të mund të garonte në tregjet ndërkombëtare.

Vreshtaria - Rritja e rrushit dhe prodhimi i verës është një traditë e vjetër në Kosovë. Gjatë viteve të arta, industria e verës vetëm në Rahovec ka pasur kapacitet prodhimi deri në 50 milion litra në vit. Në vitin 1989, eksporti i verës së Rahovecit ka arritur në 40 milion litra që kryesisht janë shpërndarë në tregun gjerman. Pas privatizimit të një pjese të vreshtave dhe fabrikës së verërave në Rahovec, është arritur të mbulohet një pjesë e mire e tregut vendor e po ashtu ka gjetur plasman të suksesshëm në tregun ndërkombëtar, posaçërisht në atë evropian.

Ndërtimtaria -
Viteve të fundit industria e ndërtimit është bërë njëri ndër sektorët më të rëndësishëm në ekonominë kosovare. Ky sektor vazhdon të jetë një potencial shumë i madh ekonomik për Kosovën, duke marrë parasysh nevojën për ndërtime të vendbanimeve të reja dhe infrastrukturës rrugore. Vet Qeveria e Kosovës ka vendosur për qëllim që të lidhë vendin me korridoret më të rëndësishme në Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi.

Industria e tekstilit - Tekstili ka qenë sektori i dytë për nga madhësia në Kosovë, ndërsa në kulmin e zhvillimit të saj 15 ndërmarrjet shoqërore të prodhimit të tekstilit kanë punësuar më shumë se 1,000 njerëz dhe kanë arritur shitje deri në 35 milion euro. Përkundër zhvillimeve të fundit në rajon, që kanë prishur lidhjet e tregtisë, analizat ndikojnë se nga 55  deri në 65 milionë euro mund të arrihen me eksportim, në rast të rikthimit të këtyre lidhjeve. Në këtë sektor ka mjaft hapësirë për investitorë që edhe njëherë Kosova të prodhojë rroba të përfunduara nga tekstili i prodhuar në rajon.

Turizmi - Potenciali turistik i Kosovës lidhet ngushtë me pozitën gjeografike të Kosovës, e rrethuar nga të gjitha anët me male dhe në qendër të Ballkanit, vendi ka potencial për turizëm dimëror. Malet në jug të Kosovës, vendpushimet si Brezovica dhe Malet e Sharrit janë mundësi shumë të mira dhe interesante për investitorët. Momentalisht vendpushimi i Brezovicës përfshinë tre hotele, dy restorante dhe nëntë ski-lifte që momentalisht janë pronë shoqërore. Përpos Brezovicës, vend tjetër malor që shfrytëzohet për turizëm dimëror janë Bjeshkët e Nemuna, të vendosura në perëndim të Kosovës. Mendohet se ky lokacion turistik ka potencial për të pranuar deri në 30,000 vizitorë turistik. Potencialin e këtij rajoni veç më kanë filluar të shfrytëzojnë kompani të vogla private që kanë ndërtuar komplekse private në fshatin Bogaj.

Sistemi bankar

Sektori bankar në Kosovë, vlerësohet ndër sektorët me përformancën më të mirë në ekonomi. Depozitat bankare dhe kreditë janë në rritje, ndërsa shkalla e shërbimeve financiare po shënon zgjerim. Banka Qendrore e Kosovës  i  ka autoritetin të licencojë, mbikëqyrë dhe rregullojë institucionet financiare në territorin e Kosovës. Sektori i bankave komerciale përbëhet prej 8 bankave. Bankat komerciale ofrojnë pakon e plotë të shërbimeve bankare, përfshirë: huat, garancitë, llogaritë rrjedhëse, llogaritë e kursimeve, depozitat e afatizuara, transferet në vend dhe jashtë tij, si dhe shërbimet për ruajtjen e gjësendeve me vlerë e që në vitin 2009, këto banka rriten kapitalin  aksionar prej 9.3% duke u ngritur në nivel prej 159.4 milion €.

Sektori bankar, që përfaqëson pjesën më të madhe të sektorit financiar të Kosovës, u karakterizua me një rritje të shkallës së ndërmjetësimit financiar. Në vitin 2009, kreditë e lëshuara nga sektori bankar arritën vlerën 1.4 miliard euro, e cila është për 7.7% më e lartë se ne vitin paraprak. Struktura e kredive vazhdon të jetë e ngjashme dhe dominohet nga kreditë në sektorin e tregtisë. Sa i përket kohëzgjatjes, kreditë më afatgjata vazhdojnë të ngritin pjesëmarrjen e tyre në gjithsej portofolin. Një rritje signifikante është vërejtur edhe tek depozitat të cilat arritën vlerën 1.74 miliard euro, që është për 21% më e lartë se në vitin paraprak. Burim kryesor i depozitave vazhdojnë të jenë ekonomitë familjare, ndërsa në aspektin e maturitetit dominojnë depozitat me afat të shkurtër. Rritja e shkallës së ndërmjetësimit financiar deri në një masë është rezultat i rritjes së konkurrencës në sektorin bankar që, në mes tjerash, është manifestuar me norma të interesit më të favorshme për klientët, si dhe cilësi më të lartë të shërbimeve.

Sektori bankar i Kosovës vazhdon të jetë profitabil, likuid dhe solvent. Gjendja e mirë e likuiditetit dhe solvencës së sektorit bankar tregohet edhe përmes rezultateve të nxjerra përmes modelit ‘stres test’ i cili teston ndjeshmërinë e sektorit bankar në skenarë të ndryshëm. Përformancë pozitive është vërejtur edhe tek sektorët tjerë financiar. Industria e sigurimeve ka treguar se është sektor tërheqës për investitorët e ri pasi gjatë vitit 2008 edhe një kompani hyri në këtë treg. Për më tepër, përveç rritjes së aktivitetit me produktet ekzistuese, industria e sigurimeve në Kosovë filloi të ofrojë edhe një shërbim të ri – atë të sigurimit të jetës. Kompanitë e sigurimeve në Kosovë janë stabile me një nivel të kënaqshëm të kapitalizmit. Në vitin 2009 kemi një rritje plus dy institucione mikro financiare  që edhe këtë vit vazhduan të përkrahin ekonominë vendore përmes kreditimit. Kreditë e lëshuara nga institucionet mikro financiare arritën vlerën 57.500 milion euro që paraqet një rritje vjetore prej 14.6%.

Lista e bankave komerciale në Kosove

Banka Ekonomike
Rr. Migjeni 1,
10000 Prishtinë
tel.381 (0) 38 244 396
fax.381 (0) 38 243 828
Kosove
http://www.bekonomike.com
bek@bekonomike.com

Banka për Biznes

Rr. UCK, Nr. 41, Prishtinë
10000 Prishtinë
tel.381 (0) 38 244 666
fax.381 (0) 38 243 656, 657
Kosove
http://www.bpbbank.com
info@bpbbank.com

ProCredit Bank
Rr.Nëna Terezë no.16
10000 Prishtine
tel.381 (0) 38 555 777
fax.381 (0) 38 248 777
Kosove
http://www.procreditbank-kos.com
info@procreditbank-kos.com

Raiffeisen Bank Kosovo
Rr. UÇK Nr. 51,
10000 Prishtine
tel.381 (0) 38 22 22 22 142
fax.381 (0) 38 20 30 11 30
Kosove
http://www.raiffeisen-kosovo.com
info@raiffeisen-kosovo.com

Banka Kombëtare Tregtare – Dega Kosovë

Qyteza Pejton, Rr. Kosta Novakoviç Nr.9
10000 Prishtinë
Kosovë
tel.381 (0) 38 222 910
fax.381 (0) 38 222 907
http://www.bkt.com.al
infoBktKosova@bkt.com.al

TEB sh.a.
Rr. Agim Ramadani 15
10000 Prishtinë
Kosovë
tel.381 (0) 38 230 000
cfax. 381 (0) 38 224 699
http://www.teb-kos.com
info@teb-kos.com

Komercijalna Banka ad Beograd - Dega Mitrovicë
Rr. Kralja Petra Prvog 33
40000 Mitrovicë
Kosovo
tel.381 (0) 28 423 822
fax. 381 (0) 28 425 295
http://www.kombank.com
posta@kombank.com

NLB Prishtina
Rr. Rexhep Luci nr.5
10000 Prishtinë
tel.381 (0) 38 234 111
fax. 381 (0) 38 246 189
http://www.nlbprishtina-kos.com
info@nlbprishtina-kos.com

http://mem.rks-gov.net/
http://www.mef-rks.org/
http://www.mti-ks.org/
http://www.oek-kcc.org/
http://www.eciks.org/english/publications/investing_in_kosovo_2010/index.html
http://www.ipak-vienna.org/

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO