Komisioni Parlamentar për Integrim Europian

1.   Monitoron procesin e harmonizimit të sistemit ligjor të Kosovës me një sistem ligjor të Bashkimit Europian (BE).
2.   Rishikon projekt-ligjet dhe amendamentet e propozuara të projekt-ligjeve nga një Komision tjetër i Kuvendit nga aspekti i përafrimit dhe përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

3.   Bashkëpunon dhe siguron koordinimin me institucionet e BE-së drejt integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian, përfshirë edhe bashkëpunimin me Parlamentin Europian.

4.   Bashkëpunon dhe shkëmben praktikat me parlamentet e shteteve anëtare të BE-së si dhe me parlamentet nga shtetet kandidate dhe shtetet potenciale kandidate lidhur me integrimin në Bashkimin Europian.

5.   Bashkëpunon me përfaqësitë dhe misionet e institucioneve europiane në Kosovë siç janë:

       a. Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Europian

       b. Misioni EULEX në Kosovë

       c. Përfaqësitë dhe Misionet e tjera Europiane

6.   Në koordinim me Kryesinë dhe me kryesuesit e Komisioneve tjera Parlamentare, koordinon përgatitjen e propozim Planit vjetor të Veprimit për Integrim Europian.

7.   Në koordinim me Kryesinë dhe kryesuesit e Komisioneve tjera Parlamentare, koordinon përmbushjen e masave të Planit vjetor të Veprimit për Integrim Europian të Kuvendit.

8.   Mbikëqyrë punën e Qeverisë në përmbushjen e obligimeve të Kosovës drejt BE-së, përfshirë implementimin e Planit të Veprimit të Partneritetit Europian (PVPE).

9.   Merr pjesë dhe mbikëqyrë në dialogun e procesit të Stabilizim Asociimit për Kosovën.

10. Mbikëqyrë menaxhimin e përkrahjes së BE-së në Kosovë nga ana e Qeverisë, përfshirë:

        a. instrumentin e përkrahjes së para-anëtarësimit (IPA)

        b. instrumentin e përkrahjes teknike dhe shkëmbimit të informacioneve (TAIEX)

        c. pjesëmarrjen e Kosovës në programet e Komunitetit dhe

        d. përkrahjen tjetër nga BE.

11. Bashkëpunon me institucionet përgjegjëse në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

12. Organizon dëgjime publike dhe dialog me shoqërinë civile rreth çështjeve të lidhura me integrimin e Kosovës në BE.

Ministri Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO