Këshilli Ministror për Koordinimin e Procesit të Integrimit Europian

Këshilli Ministror zbaton politikat uniforme të Republikës së Kosovës për integrimin europian duke lehtësuar, brenda spektrit të funksioneve dhe të drejtave të tij, koordinimin e aktiviteteve të ministrive dhe organeve të tjera për integrim.

Funksionet e Këshillit Ministror

- Të koordinojë politikat uniforme shtetërore, si dhe zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë së Republikës së Kosovës për integrim në Bashkimin Europian, dhe të përcaktojë fushat kryesore prioritare, aktivitetet për zbatimin e prioriteteve dhe afatet për zbatimin e tyre;

- Të diskutojë pozitat negociuese dhe çfarëdo çështjesh të tjera të lidhura me negociatat me Komisionin Europian dhe Shtetet Anëtare para dorëzimit të këtyre pozitave dhe çështjeve nën negocim për vendim në mbledhjet e rregullta të Qeverisë së Republikës së Kosovës;

- Të sigurojë një proces të planifikuar mirë dhe gjithëpërfshirës të përafrimit të akteve ligjore të Republikës së Kosovës me kërkesat e së drejtës së Komunitetit Europian;

- Të koordinojë zhvillimin dhe administrimin e programeve dhe aktiviteteve që lidhen me ngritjen e kapaciteteve të ministrive dhe organeve të tjera shtetërore me qëllim të adresimit në mënyrë adekuate të kërkesave të procesit të Integrimit Europian;

- Të vendosë mbi çështjet që lidhen me koordinimin e shfrytëzimit të asistencës së BE-së dhe asistencës bilaterale të donatorëve nëse kjo e fundit u destinohet çështjeve të Integrimit Europian, para dorëzimit të këtyre çështjeve për vendim në sesionet e rregullta të Qeverisë së Republikës së Kosovës;

- Të pajtohet me opinionin uniform të ministrive rreth çfarëdo çështjeje që lidhet me procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Europian, duke përfshirë çështjet lidhur me zbatimin e Partneritetit Europian dhe Planit të Veprimit për Partneritetin Europian.

Përbërja e Këshillit Ministror                                                                 Shkarko: Vendimi

Këshilli Ministror ka këtë përbërje:


Kryesuesi   Kryeministri

Zëvendës-Kryesuesi  Ministri i Integrimit Europian

Anëtarë janë këta ministra:

-Ministri i Ekonomisë dhe Financave
-Ministri i Shërbimeve Publike
-Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal
-Ministri i Punëve të Jashtme
-Ministri i Punëve të Brendshme
-Ministri i Drejtësisë

Bashkë-Sekretarët – Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit Europian.

Sekretarët e përgjithshëm të ministrive të lartëpërmendura, këshilltarët e ministrave – anëtarë të Këshillit Ministror, shefi i kabinetit i Zyrës së Kryeministrit ose zyrtari/ja i/e emëruar i/e tij/saj, mund të marrin pjesë në mbledhje, në kapacitet të këshilltarëve.  

Ministri Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO