Forumi i Nivelit të Lartë

Ministria e Integrimit Europian (MIE) është përgjegjëse për koordinimin e ndihmës së jashtme në nivel të Republikës së Kosovës. Në kuadër të MIE-së Sekretariati i Forumit të Nivelit të Lartë është përgjegjës për organizimin e këtij takimi vjetor që mbledh zyrtarët më të lartë të Qeverisë së Kosovës dhe Komunitetin e Donatorëve dhe agjencive tjera, në mënyrë që të diskutohen çështjet relevante lidhur me premtimet e bëra në Konferencën e Donatorëve, e cila është mbajtur me 11 Korrik 2008 në Bruksel.

Forumi i Nivelit të Lartë është vendosur si një mekanizëm i përhershëm me qëllim të shqyrtimit dhe vlerësimit të progresit të zhvillimit socio-ekonomik dhe efikasitetit të ndihmës së jashtme. Për me tepër ky forum është trupi më i lartë vendim-marrës në fushën e koordinimit të donacioneve i cili merr vendime politike për të funksionalizuar koordinimin e donacioneve në Kosovë.

Detyrat kryesore të HLF-së përfshijnë


Në HLF prezantohen:


HLF po ashtu bënë vlerësimin e efektivitetit të përgjithshëm të sistemit ndihmës së donatorëve në Kosovë bazuan në indikatorët e caktuar nga Deklarata e Parisit si dhe jep propozime për të përmirësuar efektivitetin e ndihmës së jashtme në Kosovë. 

Ministri Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO