Departamenti i Kritereve Politike

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Kritereve Politike janë:

1.1. Koordinon procesin e Stabilizim-Asocimit, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave), të kritereve të Madridit dhe kapitujt negociues 23, 24, 31 dhe 34;

1.2. Koordinon strukturat negociuese qeveritare në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave), të kritereve të Madridit dhe kapitujt negociues 23, 24, 31 dhe 34;

1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin dhe monitorimin e dokumenteve strategjike të Qeverisë në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave), të kritereve të Madridit dhe kapitujt negociues 23, 24, 31 dhe 34;

1.4. Koordinon raportimin e rregullt në Komisionin Evropian, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave), të kritereve të Madridit dhe kapitujt negociues 23, 24, 31 dhe 34;

1.5. Ofron mbështetje në zhvillimin institucional për zbatimin e legjislacionit të BE-së (Acquis Communautaire), në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave), të kritereve të Madridit dhe kapitujt negociues 23, 24, 31 dhe 34;

1.6. Ofron mbështetje në procesin e përafrimit të kapitujve përkatës të acquis communautaire, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave), të kritereve të Madridit dhe kapitujt negociues 23, 24, 31 dhe 34;

1.7. Zbaton metodologjinë dhe procedurat uniforme të përgatitura nga Departamenti për Koordinimin e Procesit të Stabilizim Asocimit.

2. Udhëheqësi i Departamentit të Kritereve Politike raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:

3.1. Divizioni i Kritereve Politike dhe Administrative; dhe

3.2. Divizioni i Gjyqësorit, Drejtësisë, Lirisë, Sigurisë dhe të Drejtave Themelore të Njeriut.

4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Kritereve Politike është shtatë (7).


Divizioni i Kritereve Politike dhe Administrative


1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Kritereve Politike dhe Administrative janë:

1.1. Koordinon procesin e Stabilizim-Asocimit, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave) dhe të kritereve të Madridit;

1.2. Koordinon strukturat negociuese qeveritare në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave) dhe të kritereve të Madridit;

1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin dhe monitorimin e dokumenteve strategjike të Qeverisë në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave) dhe të kritereve të Madridit;

1.4. Koordinon raportimin e rregullt në Komisionin Evropian, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave) dhe të kritereve të Madridit;

1.5. Ofron mbështetje në zhvillimin institucional për zbatimin e legjislacionit të BE-së (Acquis Communautaire), në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave) dhe të kritereve të Madridit;

1.6. Ofron mbështetje në procesin e përafrimit të kapitujve përkatës të acquiscommunautaire, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave) dhe të kritereve të Madridit.

2. Udhëheqësi i Divizionit të Kritereve Politike dhe Administrative raporton tek Udhëheqësi i Departamentit.

3. Numri i të punësuarve në kuadër të Divizionit të Kritereve Politike dhe Administrative është dy (2).


Divizioni i Gjyqësorit, Drejtësisë, Lirisë, Sigurisë dhe të Drejtave Themelore


1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Gjyqësorit, Drejtësisë, Lirisë, Sigurisë dhe të Drejtave Themelorejanë:

1.1. Koordinon procesin e Stabilizim-Asocimit, në kuadër të kapitujve negociues 23, 24, 31 dhe 34;

1.2. Koordinon strukturat negociuese qeveritare në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kapitujve negociues 23, 24, 31 dhe 34;

1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin dhe monitorimin e dokumenteve strategjike të Qeverisë në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kapitujve negociues 23, 24, 31 dhe 34;

1.4. Koordinon raportimin e rregullt në Komisionin Evropian, në kuadër të kapitujve negociues 23, 24, 31 dhe 34;

1.5. Ofron mbështetje në zhvillimin institucional për zbatimin e legjislacionit të BE-së (Acquis Communautaire), në kuadër të kapitujve negociues 23, 24, 31 dhe 34;

1.6. Ofron mbështetje në procesin e përafrimit të kapitujve përkatës të acquis communautaire, në kuadër të kapitujve negociues 23, 24, 31 dhe 34.

2. Udhëheqësi i Divizionit të Gjyqësorit, Drejtësisë, Lirisë, Sigurisë dhe të Drejtave Themelore raporton tek Udhëheqësi i Departamentit.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Gjyqësorit, Drejtësisë, Lirisë, Sigurisë dhe të Drejtave Themelore është katër (4).     



Departamenti i kritereve politike
Valon Gashi
Drejtor
Departamenti i kritereve politike
Tel: +381 38 200 27019
Email: valon.gashi@rks-gov.net

Ministri Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO