Follow Us

Takimi vjetor i Komitetit të Përbashkët Monitorues

Nën bashkë-organizimin e Komisionit Evropian dhe Ministrisë së Integrimit është mbajtur takimi vjetor i Komitetit të Përbashkët Monitorues.

Qëllimi i takimit ishte rishikimi i zbatimit të ndihmës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe diskutimi i Instrumentit të ri të Para Anëtarsimit për periudhën 2014 – 2020.

Gjatë takimit Sekretari i Përgjithshëm, Demush Shasha nënvizoj: “Gjatë këtij viti ka vazhduar progresi në fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve në hartimin e projekteve të mirëfillta për përfitim nga fondet e BE-së. Programimi i pakos së IPA-s 2012 dhe 2013 është dëshmi më e mirë në këtë drejtim, me ç’rast të gjithe projekte janë përgatitur për here të pare nga institucionet e Kosovës. Progresi është shënuar jo vetëm në kuptimin e projekteve të përgatitura, por edhe përfshirjes të të gjitha palëve të interesit, siç janë donatorë dhe shoqëria civile. Sidoqoftë, ende shumë punë na pret në prioritizimin sa më të mirë të koncept-ideve me qëllim të përzgjedhjes së projekteve më të mira në harmoni me prioritetet vendore.”

Ndërsa, në emër të Komisionit Evropian, Zëvendës Shefi i Njësisë për Kosovën, Ruud van Enk tha: “Jemi të kënaqur që Kosova ka shënuar ndër performanca më të mira të ekzekutimit të kontratave në rajon. Sidoqoftë, institucionet duhet të sigurojn qëndrueshmerinë e projekteve që zbatohen në kuptimin e vazhdueshmerisë së impaktit të projekteve edhe pas përfundimit të asistences së BE-së. Sa i përket Instrumenti të ri – IPA 2, Kosova duhet të fillon me qasje sektoriale dhe shumë-vjeçare të programimit. Kjo do të jetë sfidë për të gjitha vendet e Ballkanit. Poashtu, duhet prioritizuar një numër të kufizuar të sektoreve përfitues me qëllim të rritjes së impaktit në sektorë të caktuar.”

Gjatë takimit u diskutua edhe nevoja e vazhdueshme për koordinim sa më të mirë me donatorë. Risi e instrumentit të ri të asistences së Bashkimit Evropian do të jetë Fondi i Performancës, me ç’rast vendet që tregojn performancë më të mire në programimin dhe ekzekutimin e projekteve do të kanë mundësi të aplikojn për fondet shtesë bazuar në performancen e tyre.