Ministrja Çitaku dhe Ministri Rexhepi udhëtojnë për në Bruksel për të pranuar udhërrëfyesin për liberalizim të vizave
Bruksel, 13 qershor 2012 - Ministrja Çitaku dhe Ministri Rexhepi me një delegacion nga Kosova kan udhëtuar sot për vizitë në Bruksel, ku nesër do të bëhet dorëzim-pranimi i udhërrëfyesit për liberalizim të vizave gjatë një takimi me Komisioneren për Punë të Brendshme, znj. Cecilia Malmström. Pjesë e këtij delegacioni janë edhe Kryetari i Komisionit parlamentar për Integrim Evropian z. Lutfi Haziri, Kryetarët e Komunave, z. Ali Berisha Pejë, z. Haki Rugova Istog, z. Bojan Stojanoviq Graçanicë, dhe z. Qemajl Mustafa - Gjilan.
Komisionerja Malmström dhe zyrtarë tjerë nga drejtorati i përgjithshëm për punë të brendshme dhe drejtorati i përgjithsëm për zgjerim të Komisionit Evropian si dhë përfaqësues të institucioneve tjera të Bashkimit Evropian do të takohen me Ministren Çitaku, Ministrin Rexhepi dhe delegacionin të enjten më 14 qershor në orë 11:00 në Komision Evropian. Në këtë takim Komisionerja Malmström do të bëjë dorëzimin e dokumentit të udhërrëfyesit dhe do të diskutoj rreth përmbajtjes së tij.
Në orën 11:45 në Komision Evropian në Bruksel mbahet edhe një Konferencë për shtyp ku merr pjesë Ministrja për Integrim Evropian znj. Vlora Çitaku dhe Ministri i Punëve të brendshme, z. Bajram Rexhepi së bashku me Komisioneren për Punë të Brendshme, znj. Cecilia Malmström. Pamjet nga fillimi i takimit dhe konferenca mund të mirren nga shërbimi audiovizuel i Komisionit Evropian.
Të njëjtën ditë, do të mbahet edhe takimi i parë i Zyrtarëve të nivelit të lartë , sipas praktikës sëregullt të procesit si edhe në vendet e rajonit që kanë përfituar lirinë e lëvizjes në vendet e BE-së. Në këtë takim delegacioni i Komisionit Evropian udhëhiqet nga Drejtori i Përgjithshëm i drejtoratit për punë të brendshme, z. Stefano Manservisi.
Në këtë takim pritet që Komisioni Evropian të jep shpjegime të hollësishme rreth përmbajtjes së udhërrëfyesit, ndërsa Ministrja Çitaku dhe Ministri Rexhepi do të prezantoj të arriturat e deritanishme në fushat që mbulon udhërrëfyesi si dhe hapat që qeveria do ti ndërmerr në vazhdim në mënyrë që i gjithë procesi të përshpejtohet për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës në shtetet e Bashkimit Evropian.










