Pergjigjet ne Pyetesorin per Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit
Gjatë takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian të 28 shkurtit 2012, Këshilli ka marr parasysh mendimin e Komisionit Evropian për fillimin e Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim, me 7 maj 2012, Komisioni Evropian I ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës pyetësorin për përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit. Me 18 maj 2012, Komisioni Evropian ka dorëzuar pyetje shtesë.
Me 8 qershor 2012, Qeveria e Kosovës I ka dorëzuar në Komision Evropian përgjigjet në pyetësorin për Studimin e Fizibilitetit. Kontributi i Kosovës për përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit përbëhet nga përgjigjet në pyetësorin dhe 80 anekse relevante.
Përgjigjet në 444 pyetje në 105 fusha të ndryshme janë përgatitur brenda 30 ditëve, nga data 7 maj, deri më 8 qershor 2012. Dokumenti final përbëhet nga 1,942 faqe, nga të cilat 504 janë përgjigje në pyetje specifike dhe janë 1,483 faqe anekse.
Përgjigjet janë koordinuar nga Ministria e Integrimit Evropian. Të gjitha institucionet shtetërore, të nivelit qendror dhe lokal, kanë kontribuar në përgatitjen e përgjigjeve. Përgjigjet prezantojnë situatën faktike dhe të saktë të secilit sektor të pyetësorit.
Nga data 18 deri 22 qershor 2012, në Kosovë ka qëndruar misioni fakt-mbledhës i cili ka mbledhur fakte rreth gjendjes në vend në raport me mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të procesit të Stabilizim Asociimit, gjegjësisht të negocimit dhe implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi.
Me 28 gusht 2012, Qeveria e Kosovës ka dorëzuar kontributin final për studimin e fizibilitetit për marrëveshjen e stabilizim asociimit. Raporti final i dorëzuar paraqet aktin përmbyllës dhe kontributin final të institucioneve të Kosovës i cili përmbledh progresin e arritur në periudhën qershor shtator.
Studimi i Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian do të publikohet në muajin tetor 2012.
Përgjigjet në pyetësorin dhe anekset relevante mund ti shkarkoni ne linkat e me poshtëm:










