Departamenti i Administratës Qendrore
Departamenti i Administratës Qendrore është përgjegjës për menaxhimin dhe përkujdesjen e resurseve njerëzore, organizimin e brendshëm, ofrimin e trajnimeve të ndryshme në funksion të ngritje së cilësisë dhe ngritjes profesionale, mbështetjen administrative dhe logjistike si dhe ofrimin e shërbimeve të Teknologjisë Informative.
Organizimi
Departamenti i Administratës Qendrore është i organizuar në këto divizione:
- Divizioni i Burimeve Njerëzore;
- Divizioni për Teknologji Informative (TI) dhe;
- Divizioni për Shërbime të Përgjithshme
Roli dhe funksioni i departamentit
- Kryen procedurat për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar për MIE në përputhje me legjislacionin në fuqi;
- Harton dhe monitoron zbatimin e të gjitha politikave të personelit përfshirë vlerësimin dhe klasifikimin e punëve, rekrutimin, seleksionimin, plotësimin e vendeve bosh sipas përgatitjeve e specifikimeve, eksperiencave në marrëveshje me departamentet dhe zyrat përkatëse;
- Drejton përgatitjen dhe zbatimin e programeve të kualifikimit për punonjësit e MIE-së;
- Përgatitë buxhetin vjetor për fushën e Administratës Qendrore;
- Zbatimin e politikave dhe udhëzimeve që dalin nga rregulloret e shërbimit civil, në pajtim me kornizën ligjore të punës.
- Organizon, mirëmban dhe ofron shërbimet e teknologjisë së informacionit;
- Organizon shërbimet e logjistikës dhe siguron logjistikën e nevojshme për organizmin e aktiviteteve brenda dhe jashtë Ministrisë;
- Mirëmban ndërtesën/objektin e Ministrisë dhe siguron ruajtjen e saj;
- Nxjerr rregulloret e nevojshme për administrimin e pasurisë monetare, materiale, arkivore, etj, të Ministrisë;
- Kujdeset për reformimin e administratës;











