Zyra për Komunikim dhe Informim (ZKI)
Në bazë të Rregullores për shërbimin e komunikimit qeveritar me publikun, ZKI ka këto përgjegjësi:
Zyra për Komunikim dhe Informim ofron përkrahje profesionale për stafin e Ministrisë, Zëdhënësin e Ministrisë, në mënyrë që prezantimi i politikave të ministrisë të jenë sa më efektiv. ZKI bën përgatitjen, mirëmbajtjen dhe zbatimin e planit të komunikimit në bazë të planit të punës së Ministrisë, duke zbatuar teknika efektive të komunikimit.
Në bashkëpunim me Zëdhënësin e ministrisë - organizon konferencat për shtyp dhe intervistat; përpilon dhe lëshon kumtesa për shtyp, deklarata, raporte dhe publikime të tjera për të informuar publikun. Përkujdeset për përditësimin, sigurimin e qasjes dhe kreditbilitetin e informatave në ueb-faqen zyrtare të ministrisë. Gjithashtu, menaxhon me E - mail adresën zyrtare të ministrisë për të komunikuar me publikun. Realizon monitorimin dhe shpërndarjen e shkrimeve ditore nëpër media për ministrinë dhe rreth aktiviteteve të ministrisë. - Pranon dhe shqyrton kërkesat fillestare për qasje në dokumente zyrtare si dhe kryen të gjitha përgjegjësitë e përcaktuara në Ligjin për qasje në dokumente publike për njësinë përgjegjëse për komunikim me qytetarë; kryen të gjitha përgjegjësitë e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Flamur SALIHU, Drejtor
Tel: +381 (0) 38 200 27 043
E mail: flamur.salihu@ks-gov.net











