Sekretari i Përgjithshëm
Z. Demush Shasha është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së
Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës më 9 nëntor 2011.
Nga viti 2007, z. Shasha ka mbajtur pozitat e ndryshme udhëheqëse në
kuadër të ish-Agjencisë për Integrim Evropian dhe tani Ministrisë së
Integrimit Evropian. Ndër të tjera, ai ka mbajtur poziten e Drejtorit të
Departamentit për Menaxhimin e procesit të Stabilizim Asociimi dhe
Shefit të Zyres së Sekretarit të Përgjithshëm.
Z. Shasha është përfitues i burses Skema e Profesionistëve të Rinjë
(Young Cell Scheme scholarship). Ai ka marrë diplomën Bachelor në
Administrim Biznesi në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Biznes-
Pejë dhe shkallën Master në Kolegjin Evropian të Parmes, Itali.
Poashtu, ka ndjekur një varg trajnimesh profesionale në qendra të njohura ndërkombëtare si: Instituti Holandez për Marrëdhenia Ndërkombëtare Clingendael, Qendra për Kontrollen Demokratike të Forcave të Armatosura në Gjenevë, etj.
Në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Integrimit Evropian, z. Shasha ka përgjegjësitë vijuese:
1.Koordinimin e Procesit të Dialogut të Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe BE-së;
2.Koordinimin e Planit të Veprimit për Partneritetin Evropian dhe
përafrimin e legjslacionit kombëtar me legjislacionin e Bashkimit
Evropian (acquis);
3.Koordinimin e asistencës së jashtme;
4.Administrimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të ministrisë;
5.Ofrimin e udhëzimeve të duhura, këshillave të sakta profesionale dhe të paanshme për autoritetin mbi të.
Z. Shasha është gjithashtu Koordinator Kombëtar i Instrumentit të Para
Anëtarsimit (NIPAC). Në këtë funksion ai ka këto përgjegjësi:
1.Të sigurojë partneritetin ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës
duke siguruar ndërlidhje të ngushtë ndërmjet procesit të përgjithshëm të
anëtarsimit dhe përdorimit të asistencës në kuadër të IPA-s;
2.Të bartë përgjegjësinë e përgjithshme për:
- koherencën dhe koordinimin e programeve të ofruara nga IPA-ja,
- programimin vjetor për asistencën e tranzicionit dhe ndërtimin e institucioneve kompetente në nivelin kombëtar,
- koordinimin e pjesëmarrjes së vendit përfitues në programet përkatëse ndër-kufitare, të dyja, pra me Shtetet Anëtare dhe me shtetet e tjera përfituese, si dhe programet tranzicionale, ndërrajonale ose bazat detare sipas intrumenteve të tjera të Komunitetit.
3.Të hartojë dhe, pas shqyrtimit nga Komiteti Monitorues i IPA-s, t'i
paraqesë raportet vjetore dhe përfundimtare mbi implementimin e IPA-s
në Kosovë pranë Komisionit Evropian.
Poashtu, z. Shasha është edhe bashkë-Sekretar i Këshillit Ministror për
Integrim Evropian dhe Sekretar i Komitetit Punues për Integrim Evropian.










