Follow Us

Zëvendësministrat

Z. Gëzim Kasapolli është emëruar Zëvendës Ministër për Integrime Evropiane më 23 maj 2011. Gjatë karrierës së tij, ai ka punuar me organizatat ndërkombëtare të cilat kanë qenë prezente në Kosovë, përfshirë këtu Tribunalin e Hagës, UNMIK-un dhe BE-në.

Ka qenë Këshilltar personal i Kryeministrit në kohën e raportit të të dërguarit special të OKB-së, Kai Eide, raport që ka rezultuar me fillimin e negociatave për pavarësinë e Kosovës. Ai ka qenë pjesë e grupit të këshilltarëve përgjegjës të Qeverisë së Kosovës për ndërlidhje me grupin punues të ekipit të Z. Kai Eide.

Z. Kasapolli ka të përfunduar programin e Magjistraturës në Administrim Biznesi në Universitetin Teknik të Vjenës në vitin 2005 dhe ka punuar edhe si Drejtor Ekzekutiv në Universitetin për Biznes dhe Teknologji me seli në Prishtinë.

Është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës nga viti 2010.

Jeton në Prishtinë me gruan Borën dhe vajzat Erën dhe Vesën.