Follow Us

Departamenti i qeverisjes

Departamenti i Qeverisjes (DQ)

Fushëveprimi

Departamenti i Qeverisjes është njëri nga tri departamentet sektoriale të MIE-së, me mandat për të koordinuar procesin e integrimit evropian dhe asistencën e donatorëve në fusha dhe nënfusha në kuadër të kapitullit të Kritereve Politike dhe Standardeve Evropiane të Kopenhagës.

Në kuadër të Kritereve Politike, DQ mbulon këto fusha dhe nënfusha:

-Demokracia dhe sundimi i ligjit, ky hyjnë këto nënfusha:

   -Parlamenti;

   -Zgjedhjet;

   -Qeveria;

   -Administrata publike;

   -Vetëqeverisja lokale;

   -Sistemi gjyqësor; dhe

   -Politikat kundër korrupsionit.

-Të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve, ky hyjnë këto nënfusha:

   -Të drejtat civile dhe politike

   -Të drejtat ekonomike dhe sociale, dhe

   -Të drejtat dhe mbrojtja e minoriteteve, dhe të drejtat kulturore

-Çështjet rajonale dhe obligimet ndërkombëtare.


Në kuadër të Standardeve Evropiane, DQ mbulon fushën e Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë (DLS), ku hyjnë këto nënfusha:

-Vizat, çështjet kufitare, azili dhe migrimi;
-Pastrimi i parave;
-Luftimi i krimit të organizuar;
-Drogat (narkotikët);
-Policia; dhe
-Mbrojtja e të dhënave personale.

Në kuadër të këtyre fushave dhe nënfushave, DQ është përgjegjës për koordinim, në raport me institucionet përkatëse të linjës, dhe pjesëmarrje në:

-Përcaktimin e prioriteteve të Qeverisë dhe të politikave zhvillimore për procesin e integrimit evropian dhe të koordinimit të donatorëve;

-Hartimin e dokumenteve strategjike të Qeverisë për procesin e integrimit evropian dhe të koordinimit të donatorëve;

-Monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e implementimit të dokumenteve strategjike të Qeverisë në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit dhe atë të koordinimit të donatorëve;

-Programimin, si dhe monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e implementimit të projekteve të asistencës së BE-së (IPA Kombëtare dhe ajo me Shumë Përfitues, TAIEX dhe Tëinning/Binjakëzimi, si dhe ato të Programeve dhe Agjencive të BE-së);

-Përcaktimin e prioriteteve, si dhe monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e implementimit të projekteve të asistencës së donatorëve dypalësh e shumëpalësh;

-Zhvillimin institucional për zbatimin e legjislacionit të BE-së (Acquis communautaire);

-Dialogun e Procesit të Stabilizim-Asociimit (DPSA) në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian, dhe më vonë në negociatat e anëtarësimit, si dhe dialogun me komunitetin e donatorëve;

-Punën e strukturave koordinuese ndër-institucionale për integrim evropian dhe për koordinimin e donatorëve;

-DQ gjithashtu mbikëqyr dhe analizon zhvillimet në politikat të BE-së relevante për Procesin e Stabilizim-Asociimit në fushat dhe nënfushat në kuadër të fushëveprimit të tij.

 
Struktura

DQ përbëhet nga tri divizione:

-Divizioni i Administratës Publike (ku hyjnë këto fusha dhe nënfusha: parlamenti, zgjedhjet, Qeveria, administrata publike, vetëqeverisja lokale, dhe çështjet rajonale dhe obligimet ndërkombëtare);

-Divizioni i Sundimit të Ligjit (ku hyjnë këto fusha dhe nënfusha: sistemi gjyqësor, politikat kundër korrupsionit, si dhe nënfushat në kuadër të fushës së Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë: vizat, çështjet kufitare, azili dhe migrimi, pastrimi i parave, luftimi i krimit të organizuar, drogat, Policia, dhe mbrojtja e të dhënave personale); dhe

-Divizioni i të Drejtave të Njeriut dhe Mbrojtjes së Minoriteteve (ku hyjnë nënfushat në kuadër të fushës së të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së minoriteteve: të drejtat civile e politike, të drejtat ekonomike e sociale, si dhe të drejtat e mbrojtja e minoriteteve dhe të drejtat kulturore). 




Valon GASHI, U.D Drejtor
Tel : 381 (0) 38 200 27 018
E – mail: valon.gashi@rks-gov.net