Follow Us

Departamenti për ekonomi dhe treg

Departamenti i Ekonomisë dhe Tregut është njëri nga tri departamentet sektoriale të MIE-së, me mandat për të koordinuar procesin e integrimit evropian dhe asistencën e donatorëve në fusha dhe nënfusha në kuadër të kapitullit të Kritereve Ekonomike dhe Standardeve Europiane. 



Departamenti i Ekonomisë dhe Tregut (DET)


DET përbehet nga këto divizione:

  • Divizioni i Tregut të Brendshëm dhe Tregtisë;
  • Divizioni i Zhvillimit Ekonomik, NVM dhe Bashkëpunimit Ndër-kufitar;
  • Divizioni i Politikave Sociale, Arsimit dhe Shendetësisë.



DET ka këto detyrat dhe përgjegjësitë:


- Koordinon dhe merr pjesë në përgatitjen e Planit të Veprimit për Implementimin e Partneritetit Europian dhe dokumenteve të tjera strategjike të Qeverisë së Kosovës lidhur me procesin e Zhvillimit dhe Integrimit Europian në kuadër të përgjegjësive të departamentit;


- Koordinon dhe mbikëqyrë zhvillimin institucional për zbatimin e legjislacionit të BE-së (acquis), në kuadër të përgjegjësive të departamentit;


- Mbikëqyrë dhe analizon politikat e BE-së në fushën e përgjegjësive të departamentit;


- Merr pjesë në punën e Grupeve Punuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me Zhvillimin dhe Integrimin Europian, në kuadër të përgjegjësive të departamentit;


- Koordinon, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përgatitjen e dialogut të rregullt mes BE-së dhe Qeverisë dhe implementimin e Instrumenteve të BE-së -Stabilizim-Asociim, si dhe çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin në  kuadër të përgjegjësive të departamentit;


- Koordinon bashkëpunimin me sektorët jo-qeveritar për programimin e shfrytëzimit, përmbajtjes dhe rëndësis së programeve të BE-së, mbikëqyrjen e tyre dhe përgatitjes së raporteve për realizimin e tyre në kuadër të përgjegjësive të departamentit;


- Koordinon dhe mbikëqyrë shfrytëzimin e programeve të BE-së dhe instrumenteve tjera;


- Koordinon shfrytëzimin e instrumenteve TAIEX dhe Binjakëzimit (Twinning), dhe ofron mbështetje ministrive (Zyrtarëve për programim) dhe organeve të tjera administrative shtetërore në përgatitjen dhe zbatimin e projekteve dhe programeve të ndihmës;


- Koordinon ndihmën e jashtme bilaterale të shteteve anëtare të BE-së dhe ndihmës tjetër të jashtme bilaterale dhe multilaterale për Zhvillim dhe IE;


- Merr pjesë në negociata me shtetet anëtare të BE-së shtetet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare për shfrytëzimin, përmbajtjen dhe rëndësinë e programeve;


- Harton raporte mbi realizimin e programeve dhe projekteve të mbështetura nga ndihma e jashtme


- Kryen detyra të tjera shtesë, sipas kërkesës se Sekretarit të Përgjithshëm.




Rajmonda KUKALAJ,  U.D Drejtore
Tel: +381 (0) 38 200 27 023
E – mail: rajmonda.kukalaj@ks-gov.net