Departamenti i infrastrukturës dhe resurseve natyrore
Departamenti i Infrastrukturës është njëri nga tri departamentet sektoriale të MIE-së, me mandat për të koordinuar procesin e integrimit evropian dhe asistencën e donatorëve në fusha dhe nënfusha në kuadër të kapitullit të Standardeve Europiane.
Organizimi
Në kuadër të këtij kapitulli, DIRN mbulon këto fusha dhe nënfusha:
-Politikat Sektoriale, ku hyjnë:
- Bujqësia dhe peshkataria
- Mjedisi
- Politikat e transportit
- Energjia
Roli dhe funksioni
Në kuadër të këtyre fushave dhe nënfushave, DIRN është përgjegjës për koordinim, në raport me institucionet përkatëse të linjës, dhe pjesëmarrje në:
-Përcaktimin e prioriteteve të Qeverisë dhe të politikave zhvillimore për procesin e integrimit evropian dhe të koordinimit të donatorëve;
-Hartimin e dokumenteve strategjike të Qeverisë për procesin e integrimit evropian dhe të koordinimit të donatorëve;
-Monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e implementimit të dokumenteve strategjike të Qeverisë në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit dhe atë të koordinimit të donatorëve;
-Programimin, si dhe monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e implementimit të projekteve të asistencës së BE-së (IPA Kombëtare dhe ajo me Shumë Përfitues, TAIEX dhe Twinning/Binjakëzimi, si dhe ato të Programeve dhe Agjencive të BE-së);
-Përcaktimin e prioriteteve, si dhe monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e implementimit të projekteve të asistencës së donatorëve dypalësh e shumëpalësh;
-Zhvillimin institucional për zbatimin e legjislacionit të BE-së (Acquis communautaire);
-Dialogun e Procesit të Stabilizim-Asociimit (DPSA) në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian, dhe më vonë në negociatat e anëtarësimit, si dhe dialogun me komunitetin e donatorëve;
-Punën e strukturave koordinuese ndër-institucionale për integrim evropian dhe për koordinimin e donatorëve;
-DIRN gjithashtu mbikëqyr dhe analizon zhvillimet në politikat të BE-së relevante për Procesin e Stabilizim-Asociimit në fushat dhe nënfushat në kuadër të fushëveprimit të tij.
Struktura
DIRN përbëhet nga këto divizione:
-Divizioni i Mjedisit, Energjisë dhe Minierave: , legjislacioni horizontal, cilësia e ajrit, menaxhimi i mbeturinave, cilësia e ujit , mbrojtja e natyrës kontrollin e ndotjes industriale dhe menaxhimin e rrezikut, kemikaleve, organizmave të modifikuar gjenetikisht (GMOs) zhurmë, pylltari, mbrojtje dhe shpëtim, ndryshimet klimatike ) siguria e furnizimit, tregu i brendshëm i energjisë, efikasiteti i energjisë dhe burimet për energji të ripërtritshme, energjia nukleare, siguria nukleare dhe mbrojtja nga rrezatimi, rrjeti trans-evropian (energji), ndihma e shtetit në energji.
-Divizioni i Transportit: (rrjeti trans evropian (transport), transporti rrugorë,transporti hekurudhorë, transporti ujor brenda territorit tokësor, transporti ajror, ndihma shtetërore në transport.
-Divizioni i Bujqësisë, Sigurisë së Ushqimit dhe Zhvillimit Rural: (ku hyjnë këto fusha dhe nënfusha: bujqësia, peshkataria dhe siguria e ushqimit)
Vjosa BEQAJ, U.D Drejtor
Tel: +381 (0) 38 200 27 027
E mail: vjosa.beqaj@rks-gov.net











